AIS fillon projektin Smart Tourist Albania
Instituti yne prezanton se fundmi dhe projektin Smart Tourist Albania.
Qëllimi:
Rritja e ndërgjegjësimit publik mbi ndotjen mjedisore në zonat turistike dhe ushtrimi i presionit qytetar mbi institucionet përgjegjëse përmes një platforme informuese online bazuar në raportimin e paanshëm dhe përfshirjen direkte të qytetarëve
Nisma jonë merr përsipër të krijojë një hartë turistike të ndotjes, nëpërmjet ekspozimit faktik në format foto-raportimi, format video dhe përshkrimi të situatës në formë teksti. Evidentimi do të realizohet nga reporterë, por në një masë të madhe edhe nga vetë turistët dhe banorët e zonave të ndryshme. Në këtë mënyrë, synohet ndërgjegjësimi dhe informimi realist dhe i paanshëm i publikut mbi gjendjen e destinacioneve turistike, si dhe ushtrimi i presionit mbi institucionet përgjegjëse për të nxitur veprime konkrete në përmirësimin e situatës. Diçka e tillë do të mundësohet përmes platformës smarturist.al, rrjeteve sociale dhe formateve video në mediat e hapura. Aplikime të posaçme për telefonat Android dhe Apple, të shkarkueshme në çdo telefon do të lehtësojnë raportimin në kohë reale. Diçka e tillë lehtësohet edhe nga fakti se sipas të dhënave të AKEP, në vend rezultojnë mbi 800 mijë pajtimtarë të telefonisë celulare me akses në internet, nga të cilët mbi 200 mijë përdorin rrjetin 3G.
Kjo nismë nuk synon të krijojë publicitet negativ, por fokusohet në rritjen e ndërgjegjësimit publik për të drejtën e çdo qytetari, të huaj apo shqiptar për një mjedis të pastër.
Faqja zyrtare e projektit eshte: www.smarttourist.al Nderkohe mund te na ndiqni dhe ne: https://www.facebook.com/SmartTouristAlbania