Entries by aranita

Starton DataThon Rinor 2013

Instituti Shqiptar i shkencave si promotor i njohurive të hapura dhe realizues i Hackathon Albania, në bashkëpunim me World Vision ka startuar një event të ri DataThon Rinor 2013. Kjo maratonë e të dhënave të hapura po zhvillohet në muajt mars – qershor 2013 me pjesmarrje dhe konkurim të të rinjve të moshës 15- 18 […]

Java Europiane e Përdorimit të Internetit / Get Online Week 2013

Sot starton Java Europiane e Përdorimit të Internetit, Get Online Week 2013 (http://www.getonlineweek.eu/about/gow2013/ ). Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS) pjesë e partneritetit Telecentre Europe ju fton ti bashkoheni fushatës në datat 18 deri 24 mars. Qëllimi i çdo aktiviteti që zhvillohet këtë javë në Europë e më gjerë është përdorimi i internetit me dobishmëri. Në […]

Dita e të Dhënave të Hapura 2013

POPULLSIA & CENSUSE 1870 – 2011 Këtë vit në mbarë botën ditët e Open Data finalizohen më 23 shkurt me evente të rëndësishme si Hackathon, Datathon apo me publikime interesante në formatin dhe standardin Open Data. Projekti ynë Open Data Albania po publikon në vigjilje të kësaj date të dhëna të Popullsisë për Shtetin Shqiptar […]

Projekti më i ri ACADEMIC´AL

Në ditët në vijim, instituti ynë do të botojë projektin e ri Academic’al. Qëllimi i Academic´Al është të krijojë dhe pasurojë një rrjet akademik me kërkues shkencor në Shqipëri. Ky rrjet (network) do të funksionojë online. Koncepti për funksionimin e këtij rrjeti nuk është i kufizuar tek konteksti social i fjalës, por gjithashtu tek mundësitë […]

Fitues në Hackathon Albania 2012 – Maratona Shqiptare e Inteligjencës dhe Kreativitetit

Instituti Shqiptar i Shkencave organizoi në datë 15 dhjetor Hackathon Albania 2012. Kjo maratonë e inteligjencës dhe kreativitetit zhvillohet për herë të dytë në vendin tonë si pjesë e projektit Open Data Albania. Në këtë maratonë spikatën të rinj, kryesisht gjimnazist dhe student të cilët sollën aplikacione me të dhëna dhe dije të hapura (open […]

Aksion Qytetar – Pastro Kepin e Rodonit ( 24-26 Gusht, 2012 )

Tirana Ekspres dhe Smart Toursit Albania www.smarttourist.al , Ju ftojnë të bëheni pjesë e Klubit “Rojat e Kepit”. Ky organizim synon të ndërmarrë në data 24-26 gusht një aksion konkret për të parandaluar degradimin e një prej zonave më piktoreske dhe të veçanta të bregdetit shqiptar: Kepi i Rodonit. Degradim nga ndotja. Kepi i Rodonit […]

Projekti Open Data Albania, vlerësohet në Transparency Camp Washington 2012

Open Data Albania projekt i Institutit Shqiptar të Shkencave (AIS) është prezantuar dhe vlerësuar në kuadër të Transparency Camp që po zhvillohet në Washington D.C. Ky event i rëndësishëm i aktivistëve që punojnë për transparencë në SHBA dhe mbarë botën, organizohet nga Fondacioni Amerikan “Sunlight”. Projekti është prezantuar në Washington nga bashkëthemeluesja e Open Data […]

Propozime të AIS në kuadër të OGP Albania

Në kuadër të angazhimeve të Shqipërisë për Partneritetin për Qeverisje të Hapur OGP, si dhe thirrjes së Qeverisë Shqiptare për konsultime me shoqërinë civile, Instituti Shqiptar i Shkencave ka formuluar disa sugjerime dhe propozime për Grupin Ndërministrorë të Punës. Deklarata e Partneritetit për Qeverisje të Hapur konsideron si tepër të rëndësishëm bashkëpunimin dhe aktivizimin e […]

Java e Përdorimit të Internetit – Get Online Week Albania 2012

Instituti Shqiptar i Shkencave AIS, në partneritet me Telecentre Europe organizon për herë të parë në Shqipëri fushatën: Get Online Week 2012 – Java e Përdorimit të Internetit 2012. Kjo fushatë organizohet prej tre vitesh në vende të Bashkimit Europian. Qëllim i kësaj fushate është nxitja dhe aftësimi i sa më shumë personave në përdorimin […]