Mbi zbatimin e projektit: Monitoring Conflict of Interest of Donors for the 2017 Electoral Campaign

Në zbatim të projektit Monitoring Conflict of Interest of Donors for the 2017 Electoral Campaign AIS ka bërë identifikimin e donatorëve të subjekteve elektorale në fushatën për zgjedhjet e përgjithshme 2017.

Identifikimi është bërë duke vlerësuar edhe interesa ekonomike të tyre, përfitime nga prokurime publike dhe përfitime nga pagesa buxhetore (transaksione thesari).

Gjithashtu është bërë ballafaqimi me listën e borxhmbajtësve kundrejt institucionit të tatim taksave për të vlerësuar nëse rast pas rasti kemi donator që janë subjekt borxhi kundrejt institucioneve shtetërore.

Në total gjatë raportimit financiar , kësaj radhe përmes raportimit elektronik në faqen web të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë raportuar 66 subjekte individ dhe shoqëri biznesi si donator partiak për vlera mbi 100 000 mijë lekë[1].

Ky raportim i bërë në faqen online është një zhvillim i ri në kontekstin e detyrimeve të subjekteve elektorale për raportim financiar të llogarive të fushatës. Subjektet elektorale i janë nënshkruar gjithashtu edhe auditimit financiar nga ekspert kontabël të pavarur të caktuar me short nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në[2] tabelat e pasqyruara në raportet e auditimeve kontabël ka mjaft ndryshime të vlerave të burimeve dhe shpenzimeve po të krahasohen me ato të raportimit të vetë subjektit online. Kjo dëshmon dy element: a. Probleme me kapacitetet profesionale të financierëve të partive dhe b. Fiktivitet  në deklarim, mjaft të dhëna që mundojnë në raportim financiar janë evidentuar gjatë monitorimit dhe gjatë auditimit nga ekspertët kontabël përkatësisht gjatë dhe pas fushatës.

Raste Diskrete: Në 66 subjekte të evidentuara si donator spikasin: dy raste që shfaqen në kushte  të konflikt interesi sipas parashikimeve në nenin 89 të Kodit Elektoral përkatësisht.

Kodi Parashikon se: Ndalohet dhënia e fondeve nga një person juridik apo cdo aksionar i tij, nëse ndodhet në një nga kushtet e mëposhtme: a) ka përfituar fonde publike, kontrata publike apo koncesione në dy vitet e fundit me vlera mbi 10 milion lekë; b) ushtron veprimtari në fushën e medias; c) ka qenë partner me fonde publike në projekte të ndryshme; ç) ka detyrime monetare ndaj buxhetit të shtetit ose ndaj çdo institucioni publik. Ky detyrim nuk zbatohet nëse aksionari i zotëron këto aksione si rezultat i ofertës publike.

Ligji nuk parashikon disa situata të tjera të interesit në fonde, asete apo shërbime publike. Kështu nuk janë të parashikuara si konflikt interesi raste të përfitimeve nga programe të subvencionit publik; kreditimit të garantuar me fonde publike; përfitues në privatizime të aseteve publike; përfitues nga legalizime; përfitues nga programe publike në dobi të biznesit.

Për të kontrolluar raste të parashikuara në Ligj (neni n89 pika 2 e Kodit Zgjedhor), u ndërmorën këto hapa:

  • U evidentuan shoqëri biznesi ku donatorët individ rezultojnë zotërues (ortak dhe aksioner). Verifikimet u bënë përmes të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit.
  • U verifikua nëse këto subjekte donator apo të zotëruara nga donator individ kanë përfituar kontrata publike përmes tenderimit. Burim për verifikim databaza Open Procurement Albania dhe faqja zyrtare e Agjencisë së Prokurimeve Publike.
  • U verifikua nëse këto subjekte janë në listën e debitorëve ndaj drejtorisë së tatim taksave. Kjo listë është online në faqen e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatim Taksave.
  • Për të verifikuar partneritet dhe përfitim të drejtë për drejtë në fonde publike, subjekteve ju bë kërkim në sistemin e pagesave të thesarit. Dhe kështu u bë verifikim vetëm për përfitues të drejtpërdrejt në fonde dhe jo përfituesve bashkë kontraktor ku subjekt i pagesës rezulton vetëm përfituesi lider dhe jo bashkëpërfituesit.

Vështirësi dhe mangësi në verifikim:

  • Të dhëna mbi Debitorët ndaj institucioneve publike. Këto u verifikuan vetëm përmes listës së tatim taksave dhe nuk kemi evidencë për forma të tjera të debive. Këto debi mund të ishin të tipit dëme kontraktore dhe jo vetëm; pagesa të vonuara të tarifave ekstra që nuk përkojnë me listën e tatimeve dhe taksave që mblidhen nga DPTT.
  • Po kështu edhe tenderat publik apo transaksionet e pagesave të thesarit, japin informacion dhe listojnë si përfitues vetëm partnerin apo kontraktonin kryesor, lider. Bashkëkontraktori apo bashkëpartneri megjithëse përfiton nuk listohet dhe përfiton duke u përfaqësuar në veprim nga kontraktori kryesor.
  • Një vështirësi tjetër është fjala “aksioner”. Kjo fjalë e përdorur në ligj e bën të interpretueshëm faktin nëse do të konsiderohen në konflikt edhe ortakët e kompanive. Në verifikim fjalën aksioner e kemi konsideruar për cdo lloj zotëruesi të pjesëve në kapital të një subjekti juridik ekonomik.

Nga verifikimi për donatorët drejtpërdrejt na rezulton:

  • Janë 66 donator në natyrë apo në para të deklaruar nga subjektet në plotësimin e raportit financiar, online për KQZ. Monitorimi është bërë për të 66 subjektet.
  • 64 rezultojnë persona individ ndërsa 2 rezultojnë person juridik.
  • Konkretisht person juridik janë K&H Law Firm shpk si Donatore në natyrë për subjektin Aleanca Popullore për Drejtësi dhe Linda 80 shpk si donatore në natyrë e partisë Bashkimi Demokristian Shqiptar.
  • Mes personave Juridik Linda 80 shpk rezulton në konflikt interesi sipas parashikimeve të Nenit 89 pika 3 / a. Kjo shoqëri nuk kemi dijeni nëse ka nënshkruar deklaratën për parandalim të konfliktit të interesit. Shoqëria ka fituar tendera dhe kontrata publike mbi këtë vlerë në një periudhën kohore të dy viteve të fundit. Konkretisht pasaporta[3] kjo shoqëri vetëm nga tendera me Bashki dhe institucione të sektorit shëndetësi ka kontrata: me institucione të pushtetit vendor total janë 17 kontrata, me 2 bashki dhe konkretisht me 12 autoritete kontraktore ku vlera është 81 400 902 lekë (tetëdhjetë e një milion e katërqind mijë e nëntëqind e dy) Lekë, ndërsa në sektorin shëndetësi janë fituar 5 kontrata me dy autoritete kontraktore, me një total vlere prej 5 324 516 (pesë milion e treqind e njëzet e katër mijë e pesëqind e gjashtëmbëdhjetë) Lekë. Në verifikim përmes transaksione thesari, shoqëria ka arkëtuar në dy vite (qershor 2015 deri qershor 2017) nga pagesa të thesarit  vlerën 144 460 120 (njëqind e dyzet e katër milion e katërqind e gjashtëdhjetë  mijë e njëqind e njëzet) Lekë. Pra shoqëria është në cilësinë e subjektit të parashikuar në kod zgjedhor si subjekt që nuk mund të jetë donator. Theksojmë që të dhënat për donator dhe donacione në raportin e auditimit nga ekspert të pavarur nuk reflektojnë fakte të vlerësimit ligjor të papajtueshmërisë sipas nenit 89 pika 3. Raporti nuk evidenton ekzistencën e Deklaratës të konfliktit të interesit, deklarim që është i detyrueshëm për nënshkrim nga subjekti dhurues dhe kërkim nga partia si subjekt elektoral.  Audituesi ka shënuar tek Raporti i Auditmit, tabela 2 të ardhurat, të dhënat për donatorin në natyrë duke na rikonfirmuar faktin e dhënë në raportimin financiar të vetë partisë.
  • Shoqëria tjetër K&H Law Firm shpk nuk  rezulton të ketë pagesa nga fonde publike, kontrata publike apo debi kundrejt drejtorisë së tatim taksave.
  • Gjithathshtu këto nuk rezultojnë në listën e debitorëve pranë DPTT.

Verifikim për persona juridik që zotërohen nga donatorët individ.

  • Nga 64 individ të deklaruar si donator (shuma mbi 100 mijë lekë) të partive politike, në fushatë zgjedhore. Emrat e këtyre 64 donatorëve na rezultojnë të lidhur me 42 subjekte të regjistruara si subjekte me NIPT.
  • Verifikimi nëse një emër i caktuar përkon me emrin në listën e donacionit rezultoi i vështirë pasi QKR referon pjesërisht identitetin e qartë të individit përmes numrit të identifikimit personal (karta e identitetit apo pasaporta).
  • Gjithsesi subjektet e referuara, pra subjektet me NIPT ku emri i një zotëruesi ishte i njëjtë (formimi emër dhe mbiemër) nuk na rezultuan të jenë fituese në tendera dhe përfituese në pagesa thesari. Kështu që kjo pengesë nuk kërkoi investigime më të thelluara.
  • Sa i takon të qenit debitor pranë institucioneve publike në një rast donatori E.S rezulton aksioner në një shoqëri e cila rezulton debitore në Listën e debitorëve të publikuar nga DPTT. E.S është aksioner me 5 % të totalit (50 nga 1000 aksione). Shoqëria aksionere me emrin Royal Farma dhe NIPT L01606005J, pasqyrohet në listën e DPTT përditësuar në mars 2018 si debitore që prej vitit 2014. Të dhënat janë marrë në dokumentin zyrtar: Lista e tatim paguesëve me barrë hipotekore dhe siguruese për shkak të detyrimeve tatimore të pashlyera. Ky subjekt evidentohet se ka detyrime të lidhura në 2014 dhe të papaguara. Çka evidenton faktin se donatori individ është në kontekstin e ndalimeve ligjore sipas Nenit 89 pika 3.

 

Donacione nga subjekte mediatike: Kontrolli për konfliktin e interesit sipas parashikimeve të nenit 89 pika b, rezulton një proces delikat pasi ndryshimet dhe rregullimet ligjore të bëra për Fushatën 2017, krijuan premisa për lëshim të kohës mediatike jo kundrejt pagesës. Ky rregullim ligjor që bie ndesh me Kodin Zgjedhor neni 89 pika 3/b , nen i cili parashikon ndalimin e dhënies së fondeve nga subjekte që ushtrojnë veprimtari në fushën e medias. Në raportimin financiar janë disa parti që kanë deklaruar minutash jo kundrejt pagesës, falas dhe duke e karakterizuar si dhurim.

Ky përshkrim herë jepet si dhurim e herë si faturë e papaguar.

Në çdo rast marrëdhënie e financimit për subjektet elektorale, nga subjektet mediatike duhen parë me kujdes nën kontekstin e rregullimeve ligjore të pritshme.

Funksionar Publik donator të subjekteve. Lista e donatorëve përfshin mjaft subjekte që janë në detyra të larta institucionale dhe publike mes tyre edhe presidenti aktual në detyrë, në kohën e zgjedhjeve i sapo votuar por jo nën betim.

AIS ka përgatitur edhe një draft për propozime në lidhje me një rregullim më eficent të Ligjit Zgjedhor sa i takon transparencës dhe monitorimit të konfliktit të interesit për rastin e donatorëve të partive politike subjekte zgjedhore.

Disa nga konkluzionet që përkojnë me analizën për rregullime më eficente të ligjit zgjedhor janë si më poshtë:

  1. Informim në kohë reale mbi donacione të fushatës (donacion në instrument monetar). Në fakt ky lloj rregullimi ka bazë në Kushtetutë neni 9 paragrafi i tretë; ku shprehimisht thuhet Burimet financiare të partive, si dhe shpenzimet e tyre bëhen kurdoherë publike. Ky rregullim ka qenë më herët edhe në Kod por është hequr me ndryshimet e bëra për nenin 90 paragrafi 1 kur dikur thuhej: Lista e personave që dhurojnë shuma jo më pak se 100 mijë lekë, si dhe vlera përkatëse duhet të bëhen kurdoherë publike. Por me ndryshimet e bëra me Ligjin nr 74.2012 datë 19. 07. 2012 kjo fjali është hequr duke krijuar regres në të drejtën për informacion publik mbi mbështetësit e një partie politike përmes donacioneve, edhe përpara datës së votimit.
  2. Të shmanget me parashikim të qartë ligjor, çdo marrëdhënie donacioni, subvencioni apo kreditim ndërmjet subjekteve elektorale dhe subjekteve mediatike. Neni që parashikon konfliktin e interesit,  neni 89 e përjashton subjektin që ushtron veprimtari mediatike apo është aksioner në një subjekt të tillë, nga e drejta për të qenë donator i një subjekti elektoral.  Dhe kjo është mjaft korrekte në respekt të parimit të pavarësisë së medias, dhe ndarjes së këtyre dy pushteteve. Nga ana tjetër Neni 84, paragrafi 6 i Kodit Zgjedhor krijon një burim financiar shtesë për partitë e rëndësishme politike. Media detyrohet me ligj të dhurojë një pjesë të minutave për partitë që kanë konsumuar një kohë të caktuar reklame kundrejt pagesës. Ky nen duhet shfuqizuar pasi: 1 krijon një marrëdhënie dhurimi kontradiktore me rregullimin e nenit 98; 2. krijon vështirësi në monitorim; 3. është përdorur në mënyrë arbitrare edhe në zgjedhje për pushtetin vendor ndërsa ligji e parashikon vetëm për zgjedhje të përgjithshme; 4. nuk jemi në situata ku partitë kanë mungesa dhe vështirësi në mbulim të kostove financiare të reklamës. Reklama politike është bërë tepër masive në emetime mediatike të fushatës, dhe do ishte mirë që të orientohet çdo subjekt politik drejt cilësisë së mesazhit dhe reklamës, dhe jo drejt sasisë.

Gjithashtu jemi në kontekste të tjera ku media edhe audovizive, nuk qëndron ngushtësisht në cilësinë e mediave të licencuara si media kombëtare. Ka formate të ndryshme të emetimit audioviziv bazuar në teknologjinë e re.

Po kaq i gabuar dhe kontradiktor do të konsiderohet edhe rregullimi për reklamën pa pagesë i bërë në ndryshimin e Ligjit për Partitë në Maj 2017. Ligj që bie ndesh me Kodin aktual.

Kodi i ri elektoral, do të duhet të respektojë në mënyrë shteruese ndalesën për pozicionin e donatorit për subjektet mediatike. Subjektet mediatike duhet të jenë palë të partive dhe subjekteve elektorale vetëm përmes kontratave tregtare të cilat do ishte mirë të ishin gjithashtu të aksesueshme nga publiku për rastin e kontraktimeve në fushatë zgjedhore. Po kështu duhet parë me kujdes edhe situata e faturave të papaguara dhe situatave debitore. Subjektet tregtare e kanë të drejtën e tyre të kërkimit të detyrimeve. Por kur subjekti debitor është një parti politike me pushtet, kërkimi i debive është një çështje e  mundshme intimidimi dhe influence. Për të mos lejuar situata të tilla ku borxhi kthehet në donacion, ligji zgjedhor duhet të parashikojë edhe ndërhyrje të KQZ gjatë shpërndarjes së fondit vjetor apo zgjedhor për partitë, duke i dhënë prioritet  në likuidim të detyrimeve të deklaruara si të njohura e të papaguara gjatë fushatës. I njëjti prioritet likuidimi me fondet publike duhet të jetë edhe për debitorë të palikujduar të fushatave që nuk janë subjekt mediatik.

  1. Rregullim më efikas i rasteve të parashikuara si konflikt interesi për donatorët. Të vendosen parashikime ligjore më të zgjeruara për parandalimin; deklarimin dhe kontrollin e konfliktit të interesit për Donatorët. Kodi Zgjedhor përmes nenit 89 parashikon disa situata të ndaluara. Ky nen kërkon rregullim dhe zgjerim të parashikimeve. Kështu fjala aksionar do ishte mirë të zëvendësohej me fjalën zotërues. Përveç parashikimit për kontrata dhe fonde publike të parashikohej si konflikt interesi edhe rasti i përfitimeve nga programe të subvencionit publik; kreditimit të garantuar me fonde publike; përfitues në privatizime të aseteve publike; përfitues nga legalizime; përfitues nga programe publike në dobi të biznesit. Etj.
  2. Parashikim ligjor i verifikimit administrativ për rastet në konflikt interesi. Do të ishte me vend që KQZ të kishte kompetencë për verifikim dhe hetim administrativ. Kjo përmes kërkesës për informacion pranë institucioneve publike në lidhje me respektimin e parashikimeve dhe ndalimeve si konflikt interesi. Verifikim pranë tatimeve mbi debitorët; pranë Agjencisë së Prokurimeve Publike mbi kontrata publike; pranë Regjistrit Koncesionar për kontratat koncensionare dhe kështu me radhë. Gjithashtu edhe sanksioni për donatorët në rast të deklarimit të rremë të mospasjes konflikt interesi është një sanksion që duhet të parashikohet në Kod.

 

[1] http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/2011/Lista-e-Donatoreve-per-fushaten-zgjedhore-2017-shume-mbi-100-mije-leke

[2] http://financial.cec.org.al/

[3] http://www.opencorporates.al/sq/nipt/k37513530u

Së shpejti Publikim online, kërkohet një ekspert internacional sfidat e kontrollit publik të deklarimit të pasurisë

Pas ndryshimeve në ligjin “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurisë dhe detyrimeve financiare të disa zyrtarëve të zgjedhur dhe nëpunësve civilë” (Ligji nr. 42/2017), në Shqipëri pritet një moment tepër i rëndësishëm dhe reformues për procesin e deklarimit dhe kontrollit të pasurisë së zyrtarëve të nivelit të lartë. Ky ligj i jep mundëis publikut të aksesojë on line përmabjtjen e deklarimit. AIS është në kërkim të një eksperti për një cikël trajnimesh dhe worshopesh me aktorë të ndryshëm mbi modele më të avancuara në vende të tjera që kanë aplikuar deklarim dhe publikim online të aseteve dhe kanë sisteme më të avancuara në kohë se Shqipëria. Aktualisht në Shqipëri përmes datasetit Para dhe Pushtetjanë tashmë të publikuar deklarimet për mbi 650 subjekte politikan dhe gjyqtar. Kontrolli qytetar i deklarimit ka rëndësi pasi publiku është sinjalizuesi më i mirë në raste të influencës, konfliktit të interesit dhe vlersimit të integritetit të zyrtarëve të lartë.

Njihuni me Shoqëri në Zotërim Publik, Open Corporates Albania

Portali Open Corporates Albania , ka përditësuar në muajin Prill të dhëna për 220 shoqëri biznesi të zotëruara nga një institucion shtetërorë (publik). Këto shoqëri të rëndësishme në vend, janë të zotëruara nga bashki dhe ministri. Informacioni në pasaportat e krijuara për secilën kompani shfaq të dhëna se cilët janë zotëruesit, forma ligjore, vlera e kapitalit, objekti i aktivitetit, ndryshime të drejtuesve të shoqërisë, performanca ekonomike e një viti etj. Informacioni është në format open data, dhe mund të tërhiqet në JSON dhe CSV. Open Corporates Albania i jep publikut mundësi të monitorojë të dhëna për kompani të zotruara nga shteti dhe kontraktor privat në tenderime publike të bashkive . Projekti mbështetet nga Lëviz Albania .

Propozime dhe Diskutime në Dëgjesën e Datës 23 mars 2017 në Komsionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore

Në përgjigje të ftesës së Komsionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, për konsultim dhe dëgjesë me aktorë të shoqërisë civile, Instituti Shqiptar i Shkencave (akronim anglisht AIS) një organizatë joqeveritare me mision advokimin për transparencë, mirëqeverisje dhe llogaridhënie, po referon disa shqetësime mbi rregullime ligjore aktuale dhe propozime për ndryshime në Kodin Zgjedhor. Organizata njihet si promotore e të dhënave të hapura dhe transparente (Open Data Albania). Veç publikimit në format Open Data të deklarimeve mbi shpenzime dhe të ardhura të subjekteve zgjedhore, AIS përmes programeve të saj Money Government and Politics dhe Za’Lart ka zbardhur, analizuar dhe sensibilizuar në mënyrë të vazhdueshme mbi detaje dhe problematika të Financimeve Zgjedhore në fushatat e fundit. Në proçeset zgjedhore 2013 dhe 2015, AIS është angazhuar edhe në iniciativën për Dhomën Zgjedhore, iniciativë e disa organizatave për të monitoruar dhe kontribuar për zgjedhje të rregullta dhe të drejta. Aktualisht AIS është palë kërkuese në një Proces Gjyqësor kundrejt tre partive më të mëdha politike. Gjykatës i është kërkuar të shprehet nëse Partitë Politike si subjekte elektorale, kanë detyrim t’i përgjigjen kërkesave për informim mbi burime të financimit zgjedhor, në çdo kohë, e konkretisht në kohë reale gjatë fushatës zgjedhore. Procesi aktualisht është në Gjykatën e Lartë.

Propozimet dhe Diskutimet që do të parashtrohen kanë të bëjnë vetëm me pjesën e Financimit të Fushatës, konkretisht nene 86 deri 92 të Kodit Zgjedhor.

Në një përmbledhje ajo ç’ka ne propozojmë e renditur në pika të përgjithshme është si vijon:


  1. Dhurime vetëm përmes llogarive bankare.

    Të vendosej detyrimi ligjor për deklarim dhe dhurim me sistem bankar (jo kesh) për çdo vlerë dhurimi fond jo publik, e jo vetëm për vlera të dhurimeve mbi 100 mijë lekë. Ndryshim në Nenin 90 pika 2 e Kodit Zgjedhor. Në fushata të mëhershme sikurse edhe kjo e fundit, dhurimet në kesh arrijnë deri në 50% të totalit të fondeve jo publike të siguruara për fushatën.


  2. Informim në kohë reale mbi donacione të fushatës (donacion në instrument monetar).

    Në fakt ky lloj rregullimi ka bazë në Kushtetutë neni 9 paragrafi i tretë; ku shprehimisht thuhet Burimet financiare të partive, si dhe shpenzimet e tyre bëhen kurdoherë publike. Ky rregullim ka qenë më herët edhe në Kod por është hequr me ndryshimet e bëra për nenin 90 paragrafi 1 kur dikur thuhej: Lista e personave që dhurojnë shuma jo më pak se 100 mijë lekë, si dhe vlera përkatëse duhet të bëhen kurdoherë publike. Por me ndryshimet e bëra me Ligjin nr 74.2012 datë 19. 07. 2012 kjo fjali është hequr duke krijuar regres në të drejtën për informacion publik mbi mbështetësit e një partie politike përmes donacioneve, edhe përpara datës së votimit.


  3. Të shmanget me parashikim të qartë ligjor, çdo marrëdhënie donacioni, subvencioni apo kreditim ndërmjet subjekteve elektorale dhe subjekteve mediatike.

    Neni që parashikon konfliktin e interesit,  neni 89 e përjashton subjektin që ushtron veprimtari mediatike apo është aksioner në një subjekt të tillë, nga e drejta për të qenë donator i një subjekti elektoral.  Dhe kjo është mjaft korrekte në respekt të parimit të pavarësisë së medias, dhe ndarjes së këtyre dy pushteteve. Nga ana tjetër Neni 84, paragrafi 6 i Kodit Zgjedhor krijon një burim financiar shtesë për partitë e rëndësishme politike. Media detyrohet me ligj të dhurojë një pjesë të minutave për partitë që kanë konsumuar një kohë të caktuar reklame kundrejt pagesës. Ky nen duhet shfuqizuar pasi: 1 krijon një marrëdhënie dhurimi kontradiktore me rregullimin e nenit 98; 2. krijon vështirësi në monitorim; 3. është përdorur në mënyrë arbitrare edhe në zgjedhje për pushtetin vendor ndërsa ligji e parashikon vetëm për zgjedhje të përgjithshme; 4. nuk jemi në situata ku partitë kanë mungesa dhe vështirësi në mbulim të kostove financiare të reklamës. Reklama politike është bërë tepër masive në emetime mediatike të fushatës, dhe do ishte mirë që të orientohet çdo subjekt politik drejt cilësisë së mesazhit dhe reklamës, dhe jo drejt sasisë.

    Gjithashtu jemi në kontekste të tjera ku media edhe audovizive, nuk qëndron ngushtësisht në cilësinë e mediave të licencuara si media kombëtare. Ka formate të ndryshme të emetimit audioviziv bazuar në teknologjinë e re.

    Po kaq i gabuar dhe kontradiktor do të konsiderohet edhe rregullimi për reklamën pa pagesë i bërë në ndryshimin e Ligjit për Partitë në Maj 2017. Ligj që bie ndesh me Kodin aktual.

    Kodi i ri elektoral, do të duhet të respektojë në mënyrë shteruese ndalesën për pozicionin e donatorit për subjektet mediatike. Subjektet mediatike duhet të jenë palë të partive dhe subjekteve elektorale vetëm përmes kontratave tregtare të cilat do ishte mirë të ishin gjithashtu të aksesueshme nga publiku për rastin e kontraktimeve në fushatë zgjedhore. Po kështu duhet parë me kujdes edhe situata e faturave të papaguara dhe situatave debitore. Subjektet tregtare e kanë të drejtën e tyre të kërkimit të detyrimeve. Por kur subjekti debitor është një parti politike me pushtet, kërkimi i debive është një çështje e  mundshme intimidimi dhe influence. Për të mos lejuar situata të tilla ku borxhi kthehet në donacion, ligji zgjedhor duhet të parashikojë edhe ndërhyrje të KQZ gjatë shpërndarjes së fondit vjetor apo zgjedhor për partitë, duke i dhënë prioritet  në likuidim të detyrimeve të deklaruara si të njohura e të papaguara gjatë fushatës. I njëjti prioritet likuidimi me fondet publike duhet të jetë edhe për debitorë të palikujduar të fushatave që nuk janë subjekt mediatik.


  4. Rregullim më efikas i rasteve të parashikuara si konflikt interesi për donatorët.

    Të vendosen parashikime ligjore më të zgjeruara për parandalimin; deklarimin dhe kontrollin e konfliktit të interesit për Donatorët. Kodi Zgjedhor përmes nenit 89 parashikon disa situata të ndaluara. Ky nen kërkon rregullim dhe zgjerim të parashikimeve. Kështu fjala aksionar do ishte mirë të zëvendësohej me fjalën zotërues. Përveç parashikimit për kontrata dhe fonde publike të parashikohej si konflikt interesi edhe rasti i përfitimeve nga programe të subvencionit publik; kreditimit të garantuar me fonde publike; përfitues në privatizime të aseteve publike; përfitues nga legalizime; përfitues nga programe publike në dobi të biznesit. Etj.


  5. Parashikim ligjor i verifikimit administrativ për rastet në konflikt interesi.

    Do të ishte me vend që KQZ të kishte kompetencë për verifikim dhe hetim administrativ. Kjo përmes kërkesës për informacion pranë institucioneve publike në lidhje me respektimin e parashikimeve dhe ndalimeve si konflikt interesi. Verifikim pranë tatimeve mbi debitorët; pranë Agjencisë së Prokurimeve Publike mbi kontrata publike; pranë Regjistrit Koncesionar për kontratat koncensionare dhe kështu me radhë. Gjithashtu edhe sanksioni për donatorët në rast të deklarimit të rremë të mospasjes konflikt interesi është një sanksion që duhet të parashikohet në Kod.


  6. Afate më reale të periudhës nën raportim të fushatës zgjedhore.

    Në kontekstin aktual Kodi njeh si periudhë për raportim dhe auditim zgjedhor periudhën 30 ditore. Ndryshimet në Ligj krijuan premisa por jo detyrim ligjor për një periudhë më të gjatë. Mirë është që ky afat të rregullohet me ligjin zgjedhor Kodi. Dhe afati i raportimit financiar për shpenzime zgjedhore të jetë më shumë se 30 ditë përpara fillimit.


  7. Kufizimi i totalit të shpenzimeve zgjedhore është i pabazuar, sjell premisa për mosdeklarim.

    Nuk kemi pse të kemi kufizime të tilla. Le t’u japim mundësi Partive dhe Subjekteve të legalizojnë dhe të tregohen transparent në raportimin e mbështetjes dhe mundësive të tyre për të siguruar instrumente financiare të ligjshme për fushatën. Mbledhja e fondeve për subjektet elektorale në fushatë nuk duhet parë vetëm si mundësi por edhe si një shprehje e besimit të votuesve edhe përmes donacioneve. Propozohet kështu shfuqizimi i nenit 90 paragrafi 3. 


  8. Ruajtja e financimit miks fonde publike dhe jopublike për subjektet elektorale.

    AIS nuk mbështet propozime për të kaluar në financim me një lloj burimi financiar për fushatën. Jemi kundër propozimeve për të mbuluar plotësisht me para publike fushatat, kjo pasi i bën partitë të identifikohen me subjekte buxhetore shtetërore.


  9. Rregullim më i qartë i burimit të financimit përmes kredive dhe deklarimit të të dhënave të kreditimit nëpërmjet një regjistri të posaçëm.

    Neni 87 / 1 pika ç Kreditë. Do të duhet të parashikohet edhe deklarimi i të dhënave të kreditimit duke paracaktuar dhe listuar kategoritë e të dhënave për deklarim. Garantët e kreditimit, kushtet, afatet, barra siguruese, forma e aplikimit, të dhëna të identitetit të subjektit kreditues. Duhet parashikuar a mund të merren kredi në institucione jo të licencuara për veprimtari financiare; duhet saktësuar a lejohet kreditimi apo garantimi i tij nga subjekte të huaja.


  10. Të konsiderohet mundësia për raportim financiar edhe sipas degëve të partive politike në rastin e zgjedhjeve të përgjithshme dhe sipas shtabeve të kandidatëve për kryebashkiak, në rastin e zgjedhjeve lokale.

    Ky parashikim nuk është në Kod dhe as në ligjin Për Partitë Politike. Do të ishte me vend që të kërkohej një disiplinim më i mirë i raportimit financiar sipas zonave elektorale.


  11. Ligji Zgjedhor (Kodi) do të duhet të vlerësojë më qartë nëse pranon dhurime nga subjekte të regjistruara si organizma jofitimprurës (jo qeveritare).

    Kodi nuk ka ndonjë ndalesë. Po kështu ligji për OJF ka rregullime jo shteruese. Aktualisht në disa vende të rajonit dhe Europës konsiderohet si shqetësim financimi i partive politike me fonde me burim të huaj përmes OJF-ve lokale. Ligjvënësi do ishte mirë që edhe pse nuk kemi shqetësim aktual të evidentuar të konsiderojë mundësinë e një rregullimi ndalues apo të mirë-rregulluar.

Ligji do të duhet të kërkojë raportim të saktë të shpenzimeve dhe kontraktorëve në raste kur ato janë subjekte të huaja. Në secilin nga këto raste të kërkohet raportim me një format të veçantë të identitetit të kontraktorit; përkatësia e së drejtës tregtare që rregullon ekzistencën e këtij kontraktori; të dhëna financiare të kontratës dhe të dhëna objekti i kontratës

Dorëzuar AKEP dt 26.02.2018 : – “Mendime për Dokumentin për Këshillimin Publik “Për disa Ndryshime në Rregulloren Nr.2 datë 21. 02. 2008”

Të nderuar Anëtarë të Këshillit Drejtues AKEP,

Organizata jo qeveritare AIS (Albanian Institute of Science) e regjistruar pranë regjistrit të organizatave joqeveritare në Gjykatën e rrethit Tiranë, me akt fillestar Vendim Nr.3048 datë 28/03/2011 po përfiton nga rasti t’u shpreh konsideratë të lartë për punën dhe institucionin tuaj. Në përgjigje të Dokument për Këshillim Publik “Për disa ndryshime në Rregulloren Nr. 2 datë 21. 02. 2008 “Për regjistrimin dhe administrimin e emrave të domaineve nën.al , gov, mil.al, edu.al, com.al, org.al dhe net.al të ndryshuar”, dokument i njoftuar edhe në faqen tuaj zyrtare, dhe me afat për paraqitje sugjerimesh deri në 28 shkurt 2018, po parashtrojmë më poshtë disa mendime që ne i konsiderojmë të nevojshme dhe shqetësuese. Mendimet kanë të bëjnë kryesisht me aspekte që lidhen me veprimtarinë e sektorit tonë (jo qeveritarë), me mundësitë e aktorëve civil në përdorimin e hapësirës.al për të krijuar instrumente të komunikimit, informimit, mendimit të lirë dhe edukimit qytetar.

Duke ju uruar të finalizoni me sukses procesin e hartimit të rregullores, shpresojmë të kemi dhënë kontribut përmes mendimeve tona të parashtruara:

MENDIME

PËR DOKUMENTIN PËR KËSHILLIM PUBLIK “Për disa ndryshime në Rregulloren Nr. 2 datë 21.02.2008 “Për regjistrimin dhe administrimin e emrave të domain-eve nën .al dhe nën domain-et .gov, .mil.al, .edu.al, .com.al, .org.al dhe .net.al”, të ndryshuar”.

Së pari;

Në faqen 11, Sa më sipër, AKEP shtron për diskutim nëse në Rregullore mund të përcaktohet një numër maksimal 5 deri 10 domaine për çdo individ apo shoqëri, duke përjashtuar Institucionet Shtetërore.
Faqe 12. : pika b. Numri i lejuar maksimal i domaineve .al përfshirë nëndomainet, është 5 deri 10 domaine, me kushtin që të vendosen në përdorim brenda një afati 3 deri 6 mujor. Regjistruesit kanë detyrimin të kontrollojnë nëse domaini i regjistruar/modifikuar prej tyre, është vendosur në punë brenda këtij afati dhe në rast se përdoret gjatë kohës së vlefshmërisë. Nëse verifikohet që një domain qëndron pa përdorur në një afat prej 6 muajsh gjatë kohës së vlefshmërisë, Regjistruesi e kalon atë domain në gjendje të lirë.

Gjykata Kushtetuese në jurisprudencën e saj është shprehur se parimi i shtetit të së drejtës detyron të gjitha organet e pushtetit publik që t’i ushtrojnë kompetencat e tyre vetëm në kuadër dhe në bazë të normave kushtetuese. Aktet juridike që nxirren nga këto organe duhet të jenë në pajtim me aktet juridike më të larta si në kuptimin formal, ashtu edhe atë material. Respektimi i hierarkisë së akteve normative është një detyrim që rrjedh nga parimi i shtetit të së drejtës dhe i koherencës në sistemin ligjor (vendimet nr.2, datë 03.02.2010; nr.1, datë 12.01.2011; nr. 23, datë 08.06.2011; nr. 25, datë 28.04.2014 të Gjykatës Kushtetuese).

Neni 4/1 i Kushtetutës parashikon: “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit”. Më tej, neni 116 i Kushtetutës përcakton hierarkinë e burimeve të së drejtës, si një prej vlerave themelore të shtetit të së drejtës, ku pushteti ligjvënës ka rol primar. Përcaktimi në Kushtetutë i hierarkisë së akteve, si dhe sanksionimi i parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve në ushtrimin e funksioneve të organeve kushtetuese, të cilat ushtrohen nëpërmjet nxjerrjes së akteve normative, është mishërimi më i plotë i parimit të shtetit të së drejtës në një sistem parlamentar. Parlamenti, me pushtetin e veshur nga sovrani për krijimin e burimeve primare të së drejtës, autorizon nxjerrjen e akteve normative për materializimin konkret të vullnetit të tij. Ky autorizim duhet t’u përmbahet kritereve të përcaktuara në nenin 118 të Kushtetutës për të qenë në harmoni me parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, si dhe me hierarkinë e akteve normative të sanksionuara përkatësisht në nenin 7 dhe nenin 116 të Kushtetutës (vendimi nr.5, datë 5.2.2014 të Gjykatës Kushtetuese).

Neni 118/1 i Kushtetutës sanksionon se “aktet nënligjore nxirren në bazë dhe për zbatim të ligjeve nga organet e parashikuara në Kushtetutë”. Ndërsa paragrafi i dytë i këtij neni parashikon: “ligji duhet të autorizojë nxjerrjen e akteve nënligjore, të përcaktojë organin kompetent, çështjen që duhet rregulluar, si dhe parimet në bazë të të cilave nxirren këto akte.”

Këto dispozita ndihmojnë për t’i dhënë kuptimin kushtetues dhe doktrinar konceptit “rezervë ligjore”, nëpërmjet të cilit kufizohet apo orientohet pushteti normativ i organeve ekzekutive për të rregulluar marrëdhënie të caktuara me akte nënligjore. Kjo rezervë ligjore krijon mundësinë që çështja konkrete e rregulluar pjesërisht me ligj të mund të detajohet më tej nga aktet nënligjore, duke iu përmbajtur parimeve dhe kufijve të përcaktuar nga ligji. Vetëm në këtë mënyrë autorizimi i ligjvënësit për nxjerrjen e akteve nënligjore mund të konsiderohet i realizuar brenda kufijve të kushtetutshmërisë.

Sipas nenit 17 të Kushtetutës, të drejtat dhe liritë e individit mund të kufizohen vetëm me ligj. Duke iu referuar përmbajtjes së nenit 17 të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese çmon se kjo dispozitë, në mënyrën se si është formuluar, nuk i ka lënë mundësi delegimi ndonjë organi tjetër përveç Kuvendit si organ përfaqësues. Qëllimi i këtij neni është që në rastin e kufizimeve, jo vetëm duhet të respektohen kriteret e tjera të caktuara në të, por në mënyrë që garancitë të jenë sa më të plota, kompetent duhet të jetë vetëm një organ dhe pikërisht, organi më i lartë ligjvënës. Shprehja “vetëm me ligj” ka kuptimin që në rast se është i nevojshëm kufizimi i një të drejte të parashikuar në Kushtetutë, atëherë ky vlerësim është në diskrecion vetëm të ligjvënësit dhe jo të organeve të tjera, përfshirë edhe Këshillin e Ministrave.

Gjykata Kushtetuese ka çmuar se rregullimi i parashikuar në nenin 17 për kufizimin e të drejtave dhe lirive vetëm me ligj, ka të bëjë edhe me përcaktimin e kompetencës së një organi konkret që në këtë rast është vetëm Kuvendi. Një shprehje e tillë të referon në kompetencën e organit ligjvënës dhe nxjerrja e akteve të tjera për të rregulluar marrëdhënie të tilla, cenon kompetencat e këtij organi. Çdo interpretim i kundërt, është padyshim një zhvleftësim i garancisë që jep Kushtetuta për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe do t’i cenonte efektivisht këto liri e të drejta. Në këtë përfundim arrihet edhe duke iu referuar fjalës “vetëm” që përmendin nenet 11/3 e 17 të Kushtetutës. Përdorimi i kësaj fjale nuk është i rastit, por ai është bërë për të treguar se kufizime të tilla nuk mund të vendosen me ndonjë akt tjetër përveç ligjit.

Duke përcaktuar një numër domeinesh të caktuar 5-10 domaine për subjekt kërkues, AKEP ka bërë kufizim të të drejtave veçanërisht duke e ballafaquar këtë fakt me mundësinë e sotme të pakufizuar për ta.

Kufizimi i të drejtave për një natyrë të tillë duhet bëhet vetëm me ligj, sipas nenit 17 të Kushtetutës dhe jo nëpërmjet Rregullores së AKEP, që është akt nënligjor. Nëse do të ndodhe një gjë e tillë AKEP ka marrë kompetencën ekskluzive të Kuvendit për të rregulluar në mënyrë normative një kufizim të tillë. Për pasojë, cdo akt që do të prodhojë AKEP në këtë drejtim është në pavlefshmëri absolute dhe për më tepër ngrihet në nivelin e kundërshtimit të një norme kushtetuese.

Shembull: organizata jonë ka më shumë se dhjetë domain (sub domain) në prapashtesën.al. Kufizimi i të drejtës për posedim (jo më shumë se 10) kufizon mundësinë tonë për të përdorur instrumente të komunikimit, informimit dhe shprehjes së lirë të cilat deri tani i kemi përdorur me ligjshmëri. Detyrimi për të mbyllur ndonjë nga domainet tona, si pasojë e një rregullimi kufizues si ky, do të përbënte një rast censure dhe cenimi i të drejtës për të ushtruar aktivitet sipas objektivave dhe misionit të një shoqatë jo qeveritare. Po kështu ne kemi në proces aplikimi projekte ku kemi parashikuar që një fjalëformim të caktuar, duke përdorur prapashtesën.al ta sjellim në disa gjuhë zyrtare të BE (më shumë se 10). Kjo nuk do të ishte e mundur në një situatë ku rregullorja e propozuar do ta bënte të pamundur përdorimin e një web-i me versione në disa gjuhë dhe me domain apo subdomain të përshtatur sipas përmbajtjes

Së dyti,

Pasja në posedim të kaq shumë domaineve .al, si domaine të vetë Regjistruesve, përbën një lloj pengese në lirinë e subjekteve dhe individëve për të regjistruar një emër domaini, në veçanti të atyre që zotërojnë marka dhe patenta të regjistruara.
Ky argument nuk është i bazuar në një fakt apo kërkim shkencor dhe empirik. Fjalori i Gjuhës Shqipe i vitit 2006, publikim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, sjell 48 000 fjalë shqipe (pa trajta sipas lakimit dhe zgjedhimit) dhe pa terma teknik apo shkencor. Ndërkohë një domain edhe pse në prapashtesën.al mund të vijë edhe me fjalë në gjuhë të huaja apo akronime, shkurtime dhe iniciale.
Edhe kjo është tepër e pa bazuar, kufizon në kohë qëllimin për të cilën dikush bëhet pronar.
Mbrojtja e markave dhe patentave është një çështje që rregullohet më së miri juridikisht (edhe doktrina gjyqësore ka dhënë zgjidhje) dhe nuk ka arsye të krijohen kufizime thjesht numerike.

Pasja në posedim të kaq shumë domaineve .al, si domaine të vetë Regjistruesve, përbën një lloj pengese në lirinë e subjekteve dhe individëve për të regjistruar një emër domaini, në veçanti të atyre që zotërojnë marka dhe patenta të regjistruara.

Gjithashtu AKEP shtron për diskutim nëse një kompani apo individ për arsye teknike të justifikuara dhe provuara nuk ka arritur ta vendosë në përdorim domainin e tij .al, ti njihet e drejta për rinovim me të njëjtin afat por jo më shumë se 1 (një) herë, me kusht që ta vendosë në punë brenda afatit 3 deri 6 muaj pas rinovimit.

Argumentimi i mësipërm i parashtruar në Projektvendim nuk qëndron. Fillimisht që të konkludohet se “përbën pengesë në lirinë e subjekteve dhe individëve për të rregjistruar një emër domaini” fillimisht duhet të përcaktohet sesa është numri fundor i të gjithë mundësive që ka për prapashtesën.al. Pastaj ky numër fundor duhet të krahasohet me ekzistencën e këtyre domaineve të regjistruar në posedim aktual. Nëse krahasimi i numrave rezulton se shkel parimin e proporcionalitetit, atëherë legjitimohet që të ndërmerret një veprim i tillë prej organeve shtetërore.

Projektvendimi nuk ka asnjë të dhënë në këtë drejtim për më tepër logjikisht numri i kombinacioneve të fjalëve që marrin prapashtesën.al në domaine është i pafundmë edhe sikur t’i referohemi fjalorit të gjuhës shqipe. Për pasojë, nuk ka kuptim dhe arsye vendosja e këtij kufizimi.

Po ashtu ky kufizim nuk mund të vendoset në akt nënligjor, por vetëm në ligj, sipas arsyetimit të mësipërm.

Ndërkohë, AKEP përfiton të ardhura nga posedimi i këtyre domaineve ndaj është e pakuptimtë pse duhet të kufizohet një gjë e tillë.

Në lidhje me kushtin e vendosjes në punë të domain edhe kjo kërkon ballafaqim me një arsyetim ligjor. Për sa kohë dikush e regjistron dhe mban domain-in dhe paguan tarifën përkatëse për këtë gjë, është në të drejtën e tij të pronësisë dhe disponimit për ta shfrytëzuar dhe vënë në punë këtë domain ose jo. Për shumë arsye të paparashikueshme domaini nuk mund plotësohet, ndërkohë subjekti ka të drejtën e plotë të disponimit për të dhe është në vullnetin e tij ta disponojë ose jo atë me vënien në punë. I vetmi kusht që palët kontraktuale duhet të respektojnë është pagimi i tarifës përkatëse. Vetëm në rast të mospagimit të saj legjitimohet prej AKEP rimarrja e domain dhe lënia e lirë e tij.

Shembull organizata jonë për të vënë në punë katalogun e të dhënave të hapura të njohur si Open Data Albania opendata.al ka shpenzuar një vit për aplikim kërkim fondi dhe 6 deri 8 muaj për ndërtim web dhe katalogu. Kjo është koha optimale e planifikimit deri në implementim për secilën nga databazat tona me të dhëna të hapura dhe transparente. Kufizimi i parashikuar do të ishte regresiv dhe i pabazuar.

Së treti,

Pika 7 faqe 13-14 Nisur nga ankesat dhe problematikat e sjella në AKEP nga kërkues apo posedues të domaineve .al dhe nëndomaineve, AKEP mendon se është i nevojshëm përpilimi i një Aneksi të veçantë në Rregulloren Nr.2, ose zgjerimi i nenit 27 aktual të Rregullores Nr. 2, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve duke sqaruar se AKEP ka të drejtë të zgjidhë mosmarrëveshje kur këto kanë të bëjnë me rregullat e nxjerra nga AKEP, ndërsa mosmarrëveshjet për çështje të tjera palët mund ti drejtohen organeve të tjera kompetente.

Në bazë të Kodit të Procedurave Administrative AKEP nuk mund ta ushtrojë këtë kompetencë. Kjo kompetencë mund të ushtrohet nga një organ epror i AKEP që nuk ekziston dhe për pasojë në rast e ka mosmarrëveshje për akte të nxjerra nga AKEP atëherë kompetente është gjykata administrative.

Nga ana tjetër edhe vetë ligji nr. 9918, datë 19.05.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën Shqipërisë”, në nenin 8 të tij që përcakton kompetencat e AKEP nuk e ka të parashikuar një kompetencë të tillë. Ndarja që bëhet në mosmarrëveshje që kanë të bëjnë me rregullat e AKEP dhe mosmarrëveshje për çështje të tjera është një ndarje artificiale e cila është gjithashtu e pazbatueshme në praktikë. Është vështirë të kuptohen fjalët rregullat e nxjerra nga AKEP, përsa kohë parashikohet që edhe vendimmarrjet e AKEP do të bazohen gjithnjë në dokumenta të nxjerra nga institucione të tjera.

Së katërti,

5. Në Aneksin 2, “Lista e Emrave të Rezervuar” të shtohet si pikë e veçantë: Përbëjnë domaine të rezervuara, emra domainesh nën .al të cilët korrespondojnë saktësisht me emra të subjekteve të cilët njihen për shkak të veprimtarisë që ushtrojnë, sipas regjistrimit të kryer në përputhje me legjislacionin në fuqi, në zyra, Institucione, Autoritete, të tilla si në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), apo regjistrimeve të kryera për dhënien dhe mbrojtjen e të drejtave të pronësisë industriale, apo emra të përveçëm.

Përcaktimi i kriterit mbizotërues (edhe në rast se pranohet si tillë) nuk mund të jetë kriter i përcaktuar në akte nënligjore. Ky kriter dhe ndonjë kriter tjetër është i vlefshëm juridikisht vetëm nëse parashikohet në tekstin e aktit ligjor dhe jo në atë nënligjor.

Gjithashtu ligji, ose nëpërmjet delegimit të shprehur për t’u përcaktuar qartësisht në aktin nënligjor, duhet të përmbajë edhe rregullat të detajuara procedurale se cilat janë fazat dhe modalitetet e ankesës dhe të shqyrtimit të ankesave. Po ashtu, edhe mënyrën e marrjes dhe administrimit të provave apo konfirmimet që duhet të kërkojë në institucionet e tjera vetë AKEP. Legjislacioni shqiptar ka shumë praktika të cilat janë shteruese përsa i përket anës proceduriale sesi arrihet në një vendimmarrje konkrete nga ana e një organi administrativ.

Nga ana tjetër, regjistrimi i një subjekti në një regjistër publik psh në QKB nuk përbën absolutisht markë tregtare të këtij subjekti. Regjistri i markave tregtare është një regjistër tjetër që krijon të drejta.

Regjistrimi në QKB nuk krijon të drejta por është thjesht efekt publikativ për të tretët. Kjo do të thotë se përsa kohë ai ka thjesht dhe vetëm efekt publikues, nuk mund t’i ofrohet mbrojtje tjetër dhe as cilësim tjetër ligjor në regjistrin e domaineve.al, sipas projektvendimit të paraqitur

Ky projekt barazon të gjithë regjistrat publikë në të njëjtin nivel, dhe nuk bën asnjë dallim nëse regjistrimi ka karakter deklarativ apo krijon te drejta të subjekteve. Për pasojë, nuk justifikohet ligjërisht se pse psh regjistrimi në QKB është mbizotërues dhe duhet të respektohet për detyrim nga çdo regjistrim tjetër, kur një status të tillë ligji për QKB-në nuk e ka parashikuar por ka respektuar natyrën deklarative të tij.

Së pesti,

– Projektvendimi duhet të hartohet dhe të zbatojë aktet rekomanduese të shtetit shqiptar të zbatueshme për hartimin e akteve normative. Ministria e Drejtësisë ka nxjerrë një manual të posaçëm për këtë gjë (Manual i Hartimit të Ligjeve). Ky Manual është njëlloj i zbatueshëm edhe për hartimin e akteve nënligjore, siç është rasti në fjalë. Ndaj edhe teksti i propozuar duhet të ketë një strukturë të qartë ku të dallohen qartë ndryshimet dhe të pajiset me relacion se pse ky ndryshim është i nevojshëm, etj.

– Akti duhet të përmbajë edhe tabelën për zbatimin e Aquis Communaitaire në këtë fushë. Për këtë gjë duhet të hartohet tabela përkatëse ku pasi të përcaktohet qartë direktiva e legjislacionit të BE-së (nëse ka) të jepet edhe përputhshmëria me tekstin e propozuar dhe arsyet përkatëse.

– Një vlerë e shtuar e aktit normativ të propozuar për diskutim do të ishte edhe krahasimi me eksperiencat e vendeve të tjera në rajon që kanë kaluar faza të tilla të zhvillimit të komunikimeve elektronike dhe si i janë përqasur këto vende çështjeve të tilla që përmban akti i propozuara.

Regres në evidencat statistikore mbi gjyqësorin, Ministria Drejtësisë nuk përgatit vjetarin 2016

Edhe në muajin e nëntë të vitit 2017, Ministria e Drejtësisë nuk ja ka dalë të përmbush detyrimin për Vrojtim, Përpunim, Analizë dhe Publikim të Evidencës mbi Sistemin Gjyqësor në vitin pararendës 2016. Çdo tremujor të parë të vitit, ky institucion prezanton për publikun Vjetarin Statistikor. Ky vjetar përmban të dhëna statistikore mbi ecurinë e punës në Gjykata, numrin e çështjeve, respektimin e afateve gjyqësore sipas gjyqtarëve, dënimet për grup vepra penale, procedime gjyqësore sipas rretheve etj. Evidenca statistikore vjen në formën e një publikimi në PDF, ajo i shërben publikut, punonjësve të sistemit të drejtësisë, gazetarëve, akademikëve dhe kërkuesve shkencor. Në vitin 2015 metodologjia e publikimit u pasurua me një grup treguesish mbi çështje penale në fushën e korrupsionit. Publikimi i këtij vjetari është një detyrim sipas Ligjit për Organizmin e Ministrisë së Drejtësisë, dhe një sërë aktesh nënligjore. AISsi organizatë promotore e të drejtës së informimit dhe të dhënave transparentë i është drejtuar Ministrisë së Drejtësisë me kërkesën për të bërë të aksesueshme të dhëna të evidencës statistikore për sistemin e drejtësisë gjatë vitit 2016 dhe në vijim. Transparenca me evidencën statistikore për sistemin gjyqësorë bëhet edhe më e rëndësishme në momentin që sistemi po i nënshtrohet procesit të Vetingut. Zvarritje dhe vonesa në publikime ka ndodhur edhe më parë në vite të ngjashme karakterizuar nga rotacioneve dhe ndryshimit të titullarit Ministër Drejtësie.

Raportime Za’Lart 2017 Shpërndahen ndihma 2 ditë para zgjedhjeve

Za’Lart 2017News Letter 23 Qershor 2017

Në platformën tonë për raportime të shkeljeve zgjedhore sapo janë postuar videot e para me shpërndarje të dhuratave dhe pakove për njerëz në nevojë. Pamjet vinë nga qyteti i Shkodrës ku prej orësh komuniteti egjiptian dhe persona në nevojë, janë në radhë për të marrë pakot me ushqime. Kjo po ndodh pak orë përpara datës së votimit 25 qershor. Link raportim dhe video .
Prej një jave platforma Za’Lart është në dispozicion të raportimeve të problematikave dhe defekteve zgjedhore. Ato vinë nga qytetar dhe aktivist të ndryshëm. Disa nga raportimet janë verifikuar edhe nga gazetar dhe reporterë pjesë e ekipit që po punon për Za’Lart 2017. Deri tani janë bërë rreth 120 raportime nga zona të ndryshme të vendit. Raportimet vinë për subjekte të ndryshme elektorale. Ndër raportimet për shkeljet kryesore janë Keqpërdorimi i Administratës dhe Aseteve Publike apo Shitblerja e Votës. Zona me më shumë raportime rezulton ajo e qarkut Shkodër me bashkitë Fushë Arrëz. Pukë, Vau i dejës, Malësi e Madhe. Të tjera zona me risk janë Lezha, Kamza, Fieri etj.
Raportimet përmbajnë fakte dhe synojnë të hedhin dritë mbi perceptimin qytetar dhe realitetet në terren mbi zgjedhjet. Këto fakte edhe pse nuk janë pjesë e një investigimi apo verifikimi administrativ, kanë rëndësi pasi nxisin presion dhe qëndrim qytetar kundrejt realitetit dhe institucioneve.
Za’Lart do të presë raportime qytetare edhe gjatë ditës së votimit dhe në procesin e numërimit dhe administrimit përfundimtar. Ne ftojmë qytetarët të raportojnë problematikat që kanë dhe shkeljet që ju cenojnë të drejtën e votës. Verifikimet tona do të shënohen si “të paverifikuara” deri në momentin që ekipet dhe institucionet verifikuese do të ndërhynë me konstatimet finale.

Programi Wachdog për denoncim qytetar në zgjedhje 2017 në kërkim për fonde

Blerje Vote, Cënim i të drejtës për të votuar, të inkriminuar në krye të shtabeve elektorale dhe keqpërdorim i institucioneve publike. Këto janë fenomene të njohura në proceset zgjedhore në Shqipëri të sinjalizuara dhe denoncuar në zgjedhjet e 2013 dhe 2015 në Platformën për Monitorim Qytetar  Za’Lart Albania. Fenomene të tilla janë të pritshme edhe ne zgjedhjet 2017. Ndërkohë projekti i organizatës tonë për monitorim dhe denoncim qytetar të dhunimeve zgjedhore, nuk ka ende financim të mjaftueshëm për këtë proces watch dog. Qytetarët kanë të drejtë të ngrenë zërin e tyre për shkeljet zgjedhore. AIS ju bën thirrje donatorëve të konsiderojnë kërkesën tonë për fundrainsing. Ekipi i Za’Lart ju bën thirrje organizmave të angazhuara për kulturë demokratike, ambasadave dhe donatorëve të tjerë me kërkesën për mbështetje financiare të projektit.

Para dhe Pushtet, cilat janë interesat ekonomike të krerëve të prokurorive në rrethe

Të dhëna të vetëdeklaruara mbi pasurinë dhe të ardhurat vjetore për 22 drejtues të prokurorive në rrethe janë analizuar me qëllim evidentimin e interesave dhe lidhjeve ekonomike të tyre. Vetëdeklarimet e Prokurorëve mbi pasurinë janë zbardhur në rubrikë Para dhe Pushtet ndërsa analiza është publikuar si një artikull i veçantë në faqen e Open Data Albania. Më parë analiza të tilla janë realizuar për Gjyqtarë të Lartë, Deputet dhe Kryebashkiak . Vlerësimi i të ardhurave, raporti i tyre kundrejt të ardhurave nga paga, listimi i lidhjeve të interesit ekonomik për përfaqësues të lartë të drejtësisë është proces i rëndësishëm për transparencë dhe aktual në vigjilje të Vettingut në Drejtësi. Money, Government and Politics is realziohet nga AIS si projekt në kuadër të programit MATRA for Rule of Law të Ambasada e Holandës në Shqipëri

Bashkia Divajkë bashkëpunon me AIS për program e transparencës 2017

Bashkia e Divjakës me bashkëpunimin e organizatës AIS ka krijuar instrumente për Open Spending dhe Open Budget. Tabelat mbi Buxhetin e parashikuar për vitin 2017 2017 janë vizualizuar në formatin open data ku çdo kush ka më të lehtë të gjejë, kuptojë dhe ripërdorë informacion. Përveç tabelave me shpenzime dhe ardhura sipas zërave në respekt të Programit të Transparencës Bashkia Divjakë ka vizualizuar edhe buxhetimin sipas gjeografisë së njësive administrative të saj. Programet e Transparencës Buxhetore është detyrim ligjorë për bashkitë. Më parë programi PLGP/USAID Albania në bashkëpunim me AIS kanë siguruar instrumente për Shpenzime dhe Buxhetim të hapur në gjashtë bashki Korçë; Elbasan; Fier; Lushnjë; Berat dhe Kuçovë.