Workshop- Academic’AL

26 June 2013

Instituti Shqiptar i Shkencës ka organizuar një 26 qershor 2013 një workshop me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë nga universite të vendit. Moderator nderi i aktivitetit ishte Prof. Petraq Papajorgji një nga akademikët më të shquar në shkenca teknologjike në Shqipëri që mban disa grada shkencore, si dhe fitues i disa çmimeve kombëtare për kontributet e tij në arsim.

Pjesa e parë e workshopit u përqëndrua në prezantimin e websitit Academical dhe filozofisë së Open Access and Open Science. Pjesa e dytë konsistoi më debate në forumin e debatit, diskutimet dhe pytje mbi rolin e kërkimit shkencor në Shqipëri, vlerat e dhe vizibilitetit e tij në lidhje me institucionet e kërkimore ne nivel local dhe ndërkombëtar. Në workshop pati edhe propozime konkrete mbi vijueshmërinë e projektit Academical, si dhe aktiviteteve të mëtejshme të tij.

Link: http://academical.al/

1231410_425890117528693_506939694_n 1174858_425890270862011_170727180_n 1238994_425889594195412_1278959694_n

Qytetarët dhe Zëri i tyre në Zgjedhje – ZA’LART

Të nderuar miq dhe kolegë

Në proçesin Zgjedhor 2013, veç medias tradicionale si Tv dhe Gazeta, fushata po pasqyrohet nëpërmjet raportimeve qytetare edhe në një media sociale me titull zalart.al

ZA’LART funksionon si Web dhe së shpejti si App-mobile i shkarkueshëm në celular, i cili që kur u aktivizua ka marrë 62 raportime nga tetë rrethe të vëndit që nënvizojnë problematikën e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit.

Në zalart.al raportimet që postohen nga qytetarët ndahen në kategori të ndryshme, sipas problematikës zgjedhore që ata kanë konstatuar.

KEQPËRDORIM I INSTITUCIONEVE PUBLIKE 19
PROBLEMATIKË TJETËR ZGJEDHORE 13
PËRDORIM I FËMIJËVE NË MITINGJE 9
DËMTIM I MATERIALEVE DHE ZYRAVE ELEKTORALE 9
LIGJËRIM ELEKTORAL JO ETIK 6
BLERJE VOTE 4
KOMISJONET ZGJEDHORE PARREGULLSI NË FUNKSIONIM 3
POLICIA E SHTETIT 2
CËNOHET E DREJTA E VOTËS DHE FSHEHTËSIA E SAJ 2
LISTA E ZGJEDHËSVE: PARREGULLSI/DEFEKTE/MUNGESA/GABIME 2
KEQPËRDORIM I MEDIAS 1

Mesatarisht 5-7  raportime qytetare vijnë çdo ditë në web,  dhe klasifikohen nga moderatori në të verfikuar dhe të paverifikuara, në varësi të provave vizuale (foto, video) që ato përmbajnë.

Nga 62 raportimet që kanë ardhur deri më datën 10 Qershor, 42 raportime janë të verefikuara, dhe 20 raportime janë të paverifikuara.

Për më shumë vizitoni faqen e www.zalart.al për të lexuar raportimet e fundit.