Transparenca mbi Shpenzime Elektorale. Modeli Amerikan dhe Problematika ne Republikën e Shqipërisë.

Bisedë në Studion e Ora News TV, e ftuar Aranita BRAHAJ, Instituti Shqiptar i Shkencave – Nëntor 2012.

Në rastin e Shqipërisë partitë politike nuk kanë ende kurajë të bëjnë fushata të hapura dhe transparente për mbledhje të fondeve elektorale. Ato mbledhin para por kjo nuk behet publikisht dhe nuk reklamohet në media apo mitingje të hapura.

Procesi i transparencës me Financat e Partive Politike në Shqipëri është proçes për të cilin kemi filluar të punojmë shumë vonë dhe praktikisht është i munguar, Legjislacioni vetëm për dy fushatat e fundit ka parashikuar me disa nene transparencën dhe monitorimin e financave të partive politike. Por parashikimet ligjore nuk janë shumë të qarta dhe lënë shteg për transparencë të vonuar ose jo të plotë. 

Ende sot nuk kemi një publikim nga Komisioni Qendror Zgjedhjeve për shpenzime elektorale. Madje disa nga Partitë pjesëmarrëse në dy fushatat e fundit zgjedhore nuk kanë bërë ende procesin e detyrueshëm të auditimit.

Media Coverage- “Castles of my coast” action in Borshi Castle

The event was covered on TV through spots that promoted citizens’ reaction and action.

RTV Ora News : http://www.youtube.com/watch?v=HIdsHZ0ELto&hd=1

UTV News : http://www.youtube.com/watch?v=AUtgCCpUotc

Voice of America, Albanian Edition : http://www.youtube.com/watch?v=i85VAL_bbds

Radio Tirana : http://www.youtube.com/watch?v=FqLqKMoZcVc

or in Newspappers :

Gazeta Shqiptare : http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=139427

Gazeta Start : http://www.gazetastart.com/index.php?p=hg&hid=15992

Gazeta Standart : http://www.standard.al/reportazh-borsh-aty-ku-vullnetaret-i-bashkohen-aksionit-kalate-e-bregut-tim/

AIS promoting Get Online Week Albania

Java Europiane e Përdorimit të Internetit 2013, në Shqipëri ka diçka të veçantë. Për shkak të emigracionit në vendin tonë interneti përdoret sëtepërmi edhe nga nga mosha e tretë. Historia e dy të moshuarve nga qyteti i Vlorës të cilët paguajnë një të pestën e pensionit mujor për të pasur lidhje interneti në banesë është një histori frymëzuese. Në Javën Europiane të Përdorimit të Internetit, AIS sensibilizon për më shumë vëmendje për aftësim në përdorim me dobishmëri tek moshat e treta apo tek të rinjtë.

YouTube Video

 

TV - Get Online Week 2013StudioStudio e Hapur

Gjysher ne moshe interneti.

Gjysher ne moshe interneti.

Get Online Week 2014 në Media

Fokusi kryesor i GOW 2014 është në punësimin dhe në profesionet dixhitale, në përputhje me politikën dhe industrinë, përpjekjet për të arritur norma më të larta të punësimit dhe të përshtatjen më mirë të ofertës me kërkesën për e-Skills.

Nisma Smart Tourist Albania përmes Zërit të Amerikës

Artikulli më poshtë është përcjellur nga Zëri i Amerikës: http://www.zeriamerikes.com/content/turizmi-shqiptar-smart-turist-aranita-brahaj-mjedis/1488773.html

Turistët publikojnë ndotjet mjedisore

Ilirian Agolli

Sezoni turistik dhe përpjekjet e administratës për të përmirësuar kushtet e jetesës në zonat bregdetare kanë nxitur edhe ide të reja të shoqërisë civile për të dhënë ndihmesën e tyre në zgjidhjen e problemeve dhe për të pasqyruar realisht situatën. Instituti Shqiptar i Shkencave sapo ka nisur një projekt ku i fton të gjithë pushuesit që të denoncojnë problemet mjedisore dhe të turizmit shqiptar.

Për këtë qëllim Instituti ka hapur  një faqe interneti ku dhjetra pushues vendas dhe të huaj kanë publikuar aty foto dhe video që pasqyrojnë djegien e mbeturinave dhe derdhje të ujërave te zeza nga shumë ndertime të reja. Drejtuesja e Institutit, Aranita Brahaj, thotë se “Smart Tourist Albania” është një media qytetare që fton të gjithë në zbardhjen e të vërtetave mbi mjedisin dhe mbrojtjen e natyrës.

Nga çdo telefon celular çdo pushues mund të fotografojë dhe filmojë pamje problematike nga zonat turistike dhe t’i hedhë ato në faqen e përbashkët. Aranita thotë se “pushuesit po denoncojnë ndotjen e plazheve jo vetëm në zonat e mirënjohura turistike por edhe në plazhet e reja ku abuzimi sapo ka filluar dhe duhet parandaluar”.

“Smart Tourist Albania” u bë menjëherë një nismë e dobishme qytetare në ndihmë të pushtetit vendor dhe autoriteteve të mjedisit për të njohur realisht gjendjen dhe për të bërë përmirësime të vërteta të situatës dhe parandalime të akteve që shkatërrojnë natyrën shqiptare. Ujërat e zeza janë ndotja më e madhe e plazheve shqiptare, raportojnë vetë qytetarët.

Sipas të dhënave zyrtare, Shqipëria ka aktualisht 800 mijë qytetarë me telefona të lidhur në internet dhe mbi 200 prej tyre përdorin rrjetin 3G. Aranita Brahaj thotë se “kjo nismë nuk synon publicitete negative por përpiqet të ndërgjegjësojë qytetarët për mjedis të pastër, dhe që fillimisht ata të zbulojnë zonat e ndotura dhe t’u kërkojnë autoriteteve që të vënë dorë”.

Nga të dhënat e vetë qytetarëve, Instituti Shqiptar i Shkencave do të krijojë në fund të sezonit turistik hartën e ndotjeve mjedisore, e cila do t’u jepet autoriteteve vendore për ndërhyrje, dhe vitin tjetër do të bëjë një hartë promovuese me zona turistike të pastra.

Ekspozita “Lahuta e Eposit Shqiptar”- Kronikë në TCH

Kronika më poshtë është realizuar nga TCH mbi aktivitetin “Lahuta e Eposit Shqiptar” i organizuar nga Instituti Shqiptar i Shkencave

Ekspozita e lahutave, 25/05/2012

Qëndra kombëtare e inventarizimit të pasurive kulturore në bashkëpunim me Institutin shqiptar të shkencave, organizuan në një nga sallat e Muzeut Historik Kombëtar, një ekspozitë etnografike me objekte unike të eposit dhe mitologjisë sonë.

Në fokus ka qenë Lahuta, si një instrument muzikor i lidhur ngushtë me trashëgiminë kulturore dhe shpirtërore shqiptare.

Lahuta njihet si një instrument popullor ndër më të lashtët në kontinentin Europian dhe përdoret kryesisht në zonën veriore të Shqipërisë, në Kosovë dhe tek shqiptarët e Malit të Zi.

Në ekspozitë janë paraqitur mbi 30 prej tyre, të zgjedhura për vecantinë dhe vlerat unike që mbartin. Objektet e ekspozuara përmbajnë simbole të njohura të mitologjisë, si orët e bjeshkëve, gjarpëri shërues, zana apo figura e kreshnikut, të gdhendura në to.

Disa prej veglave muzikore i përkasin muzeut kombëtar, por janë paraqitur edhe objekte të huazuara nga koleksione private si ai i piktorit të shquar Nikolet Vasia apo studiuesit Vaso Tole.

Deklarata për Qeverisje të Hapur – Open Government Declaration

Open Government Partnership

Shtator 2011

Si anëtarë të Partneritetit për Qeveri të Hapura (Open Government Partnership), bazuar tek parimet e mishëruara në Deklaratën Universale të Drejtave të Njeriut, Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër korrupsionit, dhe instrumente të tjera të aplikuara sa i takon të drejtave të njeriut dhe qeverisjes së mirë.

Ne kemi dijeni se njerëzit në gjithë botën kërkojnë më shumë hapje, transparencë nga qeverisja. Ata po bëjnë thirrje për më shumë pjesëmarrje në punët publike, duke kërkuar mënyra për të bërë qeverisjet e tyre me transparente, të përgjegjshme, reaguese dhe efektive.
Ne pranojmë që vendet janë në faza të ndryshme në përpjekjet e tyre për të promovuar hapjen në qeverisje, dhe që secili prej nesh ndjek një qasje të vazhdueshme me prioritet tona kombëtare dhe rrethanat dhe aspiratat e qytetarëve tanë.

Ne marrim përsipër përgjegjësinë për të kapur këtë moment për forcimin e angazhimeve tona për të promovuar transparencën, luftuar korrupsionit, dhe shfrytëzuar fuqinë e teknologjive për të bërë Qeverisjen më efektive dhe më të përgjegjshme.

Ne përkrahim vlerën e hapjes në angazhimin me qytetarët për të përmirësuar shërbimet, menaxhuar burimet publike, promovuar inovacionin dhe krijuar komunitete të sigurta. Ne përqafojmë parimet e transparencës dhe qeverisjes së hapur me një vizion drejt arritjes së prosperitetit, mirëqenies dhe dinjitetit njerëzor në vendet tona dhe në një botë gjithnjë e më shumë të ndërlidhur.

Sëbashku ne deklarojmë angazhimet tona për:

Rritje të disponueshmërisë së informacionit për aktivitetet qeveritare. Qeveritë mbledhin dhe mbajnë të dhëna në interes të njerëzve dhe qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë informacion mbi aktivitetin qeveritar. Ne angazhohemi për të promovuar akses të shtuar të informacionit dhe dhënien e informacioneve shpjeguese dhe zbardhjen në çdo nivel të qeverisjes. Ne angazhohemi për të rritur përpjekjet për mbledhjen dhe sistemimin sistematik të të dhënave mbi shpenzime qeveritare, dhe përformancës për shërbime dhe aktivitete publike thelbësore. Ne angazhohemi për të bërë proaktive dhe për të siguruar informacion me vlerë të madhe përfshi row data (të dhëna të papërpunuara) në kohën e duhur në formate që publiku të mundet lehtësisht të lokalizojë, kuptojë dhe të përdorë, e njëkohësisht të jenë lehtësisht të ripërdorshme. Ne angazhohemi që të sigurojmë akses për mjete efektive kur informacioni përkatës është mbajtur në mënyrë të papërshtatshme, duke përfshirë mjetet juridike efektive të procesit të rekursit. Ne njohim rëndësinë e standardeve të hapura për të promovuar akses të shoqërisë civile për të dhëna publike. Si dhe për lehtësimin e ndërveprimit të sistemit të informacionit qeveritar. Ne angazhohemi për të kërkuar reagim (feedback) nga publiku për të identifikuar informacionin me vlerë të madhe për ta, dhe premtojmë të marrim reagime dhe ti konsiderojmë maksimalisht.

Mbështetje për pjesëmarrjen qytetare. Ne vlerësojmë pjesëmarrjen publike të gjithë njerëzve, në mënyrë të barabartë dhe pa diskriminim, në vendimmarrjen dhe hartim politikash. Angazhimi publik duke përfshirë pjesëmarrjen e plotë të grave rrit efektivitetin e qeverive, te cilat përfitojnë nga njohuritë e njerëzve, ide dhe aftësi për të siguruar mbikëqyrje. Ne angazhohemi për të bërë formulimin e politikave dhe vendimmarrjes më transparente duke krijuar dhe përdorur mjete për ta kërkuar reagimin publik, dhe thellimin e pjesëmarrjes publike në zhvillimin, monitorimin dhe vlerësimin e aktivitetit qeveritar. Ne angazhohemi të mbrojmë aftësinë e organizmave jofitimprurëse dhe shoqërisë civile për të vepruar në mënyrë konsistente me angazhimin tonë për lirinë e shprehjes, angazhimit dhe opinionit. Ne angazhohemi të krijojmë mekanizma për mundësim të bashkëpunimit maksimal të qeverive me  shoqërinë civile dhe biznesin.

Zbatimit të standardeve më të larta të integritetit profesional në mbarë administratën tonë. Qeverisja e përgjegjshme kërkon standarde të larta etike dhe kode sjellje që drejtojnë zyrtarët publike. Ne angazhohemi për të pasur politika të fuqishme antikorrupsioni, mekanizma dhe praktika për të siguruar transparencë në menaxhimin e financave publike, blerjeve qeveritare, forcimin e sundimit të ligjit. Ne angazhohemi për ruajtjen ose krijimin e një kuadri ligjorë për të bërë publike informacione mbi të ardhurat dhe asetet e zyrtarëve të lartë publik. Ne angazhohemi për miratim dhe zbatimin e ligjeve që mbrojnë informuesit. Ne angazhohemi për të realizuar informimin rreth aktivitetit dhe masave tona antikorrupsion dhe organet e zbatimit të informimit. Ne angazhohemi për të rritur frikën nga mitmarrja  dhe forma të tjera të korrupsionit në sektorin publik dhe privat, po kështu në shkëmbimin e informacionit dhe ekspertizës.

Rritje e qasjes në teknologjitë e reja për hapje dhe llogaridhënie. Teknologjitë e reja ofrojnë mundësi për shkëmbim, pjesëmarrje publike dhe bashkëpunim. Ne synojmë të shfrytëzomë këto teknologji për të bërë publike sa më shumë informacion në mënyrë që njerëzit te kuptojnë çfarë bëjnë qeveritë e tyre dhe të influencojnë në vendimmarrje. Ne angazhohemi të zhvillojmë aksesin dhe sigurojmë hapësira online si platforma për delegimin e shërbimeve, tërheqje publiku dhe shpërndarje informacioni dhe idesh. Ne pranojmë se aksesi i barabartë dhe i pranueshëm tek teknologjia është një sfidë, dhe angazhon për të kërkuar rritje të internetit dhe lidhjeve mobil, ndërsa gjithashtu identifikon dhe promovon përdorimin e mekanizmave alternativ për angazhimin civil. Ne marrim përsipër të angazhojmë shoqërinë civile dhe komunitetin e biznesit të identifikojnë praktika efektive dhe qasje inovative për të lëvruar teknologji të reja për të fuqizuar njerëzit dhe promovuar transparencën në qeverisje. Ne gjithashtu pranojmë se rritja e aksesit tek teknologjia përfshin mbështetjen për aftësimin e qytetarëve dhe qeverisë për ta përdorur atë. Ne angazhohemi të mbështesim dhe  zhvillojmë përdorimin e inovacionit teknologjik nga nëpunës qeveritarë dhe qytetarë të thjeshtë. Ne gjithashtu kuptojmë se teknologjia ka rol plotësuese dhe jo  zëvendësues për informacion të qartë, të përdorshëm dhe të dobishëm.

Ne pranojmë se qeverisja e hapur është një proces që kërkon një angazhim të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm. Në angazhohemi të reklamojmë  mbi veprimet e ndërmarra për të realizuar principet, për tu konsultuar me publikun në përfshirjen e tij, dhe ripërtëritjen e angazhimeve tona në dritën e sfidave dhe mundësive të reja.

Ne premtojmë të  drejtohemi nga shembuj dhe kontribute për të avancuar qeverisje të hapura në vende të tjera duke ndarë praktikat më të mira dhe ekspertizën si dhe duke ndërmarrë angazhimet e shprehura në këtë deklaratë mbi baza vullnetare jo të detyrueshme.
Ne angazhohemi të përkrahim këto principe në angazhimin tonë ndërkombëtar, dhe të punojmë për të nxitur një kulturë globale për qeverisje të hapura që fuqizojnë dhe japin për qytetarët, dhe avancojnë idealet për hapje dhe pjesëmarrje të qeverive të shekullit të 21-të.

(Teksti më lartë është versioni shqip i deklaratës së botuar tek: http://www.opengovpartnership.org/open-government-declaration)

Prezantim Mediatik i Open Data Albania në Universitete

Bisedë ne studion e Ora News

Aranita BRAHAJ – Drejtore e Open Data Albania (AIS) ka prezantuar se fundmi nismën për ODA ne Universitete. ODA në Universitete vjen si rrjedhoje e  impaktit të mire te deritanishëm te këtij projekti tek publiku dhe media. Znj. Aranita Brahaj është shprehur se në gjashtë muajt në vijim do të targetohet grupi i studentëve si profesionist të ardhshëm.
Në këtë kuadër stafi i Open Data Albania do të ndërmarre një grup prezantimesh në auditoret e fakulteteve te ndryshme. Gjithashtu studentët që kanë realizuar punime shkencore sipas metodologjisë të Open Data do të vlerësohen dhe përzgjidhen për publikim të punimeve të websitin e projektit.

Krahas ODA ne Universitete Open Data Albania do të publikojë këtë sezon rreth 100 artikuj të rinj hulumtues mbi tregues ekonomik dhe social si financë publike, demografi, shëndetësi, edukim, mjedis, statistike elektorale etj. Brenda muajit tetor Open Data Albania do te prezantohet edhe ne gjuhen angleze për të rritur impaktin edhe tek studiues, aktivist apo grupe te caktuara qe kane në fokus të punës dhe interesit të tyre Shqipërinë.