Deklarata dhe Interesa Pasurore për Kryebashkiak të zgjedhur në 21 qershor 2015

Në kuadër të programit Money, Government & Politics, në portalin Spending Data Albania, rubrika Para dhe Pushtet janë përditësuar të dhëna për pasurinë e deklaruar të Kryebashkiakëve të Zgjedhur  më 21 qershor 2015 dhe të pjesëtarëve në lidhje familjare me ta.  Të dhënat janë publikuar në respekt të aksesit për informim, parimeve të transparencës dhe llogaridhënies. Përmes këtyre publikimeve çdo gazetar apo qytetar, mund të informohet mbi të ardhura vjetore të çdo kryebashkiaku sipas burimit nga paga; të ardhura nga qira, shitblerje, pronësi intelektuale, dhurata, çelje trashëgimie etj.

  • Në rastin e punësimit të personave të familjes përmes deklarimeve, mund krijohet informacion mbi marrëdhëniet e punës në sektorin publik apo privat dhe në ndonjë rast gazetarë investigues mund të vlerësojnë edhe nëse jemi në kontekstin e nevojshëm për kontroll të konfliktit të interesit.
  • Deklaratat përmbajnë edhe informacion mbi të ardhura nga jashtë Shqipërisë sikurse kredi në banka të huaja, dhe prona të paluajtshme jashtë territorit.
  • Në rastin e drejtuesve të Bashkive, me mjaft interes është njohja me prona të patundshme apo biznese të familjeve të cilat përbëjnë interesa individuale ekonomike. Duke zbardhur të dhënat mbi pasurinë, krijohet edhe mundësia për monitorim qytetar, nëse vendimmarrja sipas kompetencës territoriale do të favorizojë zhvillimin e këtyre pronave dhe bizneseve.

Po në këtë rubrikë vijojnë të jenë të dhëna për deklarata dhe asete të drejtuesve apo gjyqtarëve të nivelit të lart. Duke ju falënderuar për vëmendjen me të cilën ju na ndiqni, ju rikujtojmë se ju mund ti përdorni të dhënat e publikimeve tona pa asnjë kufizim, por gjithmonë duke ju shprehur dëshirën për ta cituar portalin Spending Data Albania, rubrikën Para dhe Pushtet  realizuar në kuadër të projektit të organizatës tonë AIS me titull Money, Government and Politics.

Rritja e impaktit të Open Data në demokratizimin e politikave fiskale

Si kontribuon Open Data në transparencën e buxheteve dhe shpenzimeve publike?

Në kuadër të projektit OpenBudgets.eu, Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS) merr pjesë në workshopin “Demokratizimi i Politikave Fiskale” i organizuar nga Open Knowldege International dhe OKF Germany, në datat 30 nëntor dhe 1 dhjetor 2015.

Workshopi kishte si qëllim krijimin e një modeli open-source për integrimin e të dhënave të shpenzimeve buxhetore dhe transaksioneve në sektorë të ndryshëm publikë, si dhe rritjen e bashkëpunimit me aktorë të ndyshëm mbi impaktin që ka open data në këtë proces.

AIS e angazhuar në hapjen e të dhënave të buxheteve nëpërmjet platformave Open Data Albania dhe Open Spending, prezantoi në këtë aktivitet modele të cilat jo vetëm kanë shërbyer në transparencën e shpenzimeve të buxhetit dhe transaksioneve të thesarit, por gjithashtu përmes përdorimit të linked data kanë ndihmuar në identifikimin e konfliktit të interesit, rasteve të korrupsionit dhe angazhimin qytetar në proceset e vendimarrjes.

Pjesë e këtij procesi intensiv ishin organizata të shoqërisë civile si: Play-Fair, Hasdana, K-Monitor, UNDP, gazetarë dhe politikëbërës, të cilët u angazhuan në krijimin e partneriteteve, përftimin e modeleve më të mira për transparencë buxhetore, si dhe formësimin e aksioneve konkrete mbi demokratizimin e politikave fiskale në Europë.

Untitled 12325358_10153157338577051_101162729_n 12305765_10153157339627051_1189821791_n

Ftesë për pjesëmarrje: Hackathon Albania 2015 “Jeta në një Qytet tjetër”

Hackathon Hacker + Marathon është një maratonë e hapur e cila do të organizohet nga AIS në datën 19 Dhjetor 2015. Individë të ndryshëm mund të marrin pjesë, punojnë dhe finalizojnë një aplikacion. Këtë vit tema është Jeta në një Qytet Tjetër dhe sugjerohet të krijohen harta apo app me të dhëna mbi një zonë të caktuar të vendit apo disa qytete krahasuar me njëri tjetrin.

Pjesë e këtij eventi mund të bëhën: Qytetar të thjeshtë; Analist; Inxhinier; Rrëfyes i Mirë (storyteller); Scout Programues, Studentë ose Designer.

Si të përgatiteni?

Secili mund të mendojë për qytetin e tij dhe të mbledhë të dhëna (jo thjesht vetëm numerike), të krijojë një hartë apo aplikacion duke i krahasuar ato me qytetin apo zonën me një zonë tjetër.

  • Të prezantojë me një aplikacion jetën në qytetin e tij dhe nëpërmjet disa prezantimeve të krijohet qartësi mbi jetën dhe problematikat në një Qytet Tjetër.
  • Të dhënat ku mund të fokusohesh duhet të jen mbi mënyrën e të jetuarit si: shërbimet, shëndetsia apo arsimi.
  • Infrastruktura duke përfshirë sa metra rruge të shtruara, distanca urbane, godina, hapësira të gjelbra pyje etj.
  • Ekonomia, punësimi, ndërmarrjet dhe sektorët ekonomik.
  • Demografia, ku lindin apo vdesin më shumë njerëz.
  • Zhvillimi teknologjik dhe aksesimi i shërbimit internet ne qytete të ndryshme etj.

Gjeni temën dhe ndërtoni nje aplikacion mbi qytetin ku jetoni, keni jetuar apo e keni për zemër!

Për më shumë detaje mbi aktivitetin dhe se si të bëhëni pjesë e tij gjeni në linkun si vijon: Hackathon Albania 2015 ose dhe në faqen facebook  të Albanian Institute of Science.

Ju faleminderit!

Shpenzime Transparente për Bashkitë

USAID/Albania dhe Planning & Local Governance Project, PLGP në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Shkencave (AIS) po realizon disa aktivitete në kuadër të iniciativës Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë. Kjo iniciativë do të zhvillohet duke u bazuar në ekperiencën e AIS, për t’í bërë buxhetet e bashkive më transparente duke publikuar informacionin financiar në një format Open Data. Qytetarët dhe grupet e interesit do të kenë akses të pakufizuar në informacionin mbi shpenzimet për programet dhe funksionet e qeverisjes lokale. Rezultate specifike të kësaj iniciative do të jenë, zhvillimi i një aplikimi “Modeli i Shpenzimit të Parave” dhe një aplikim për “Monitorimin e Thesarit të Bashkisë”,

Workshop me gazetarë, Iniciativa Open Spending

OSAbanner1

Organizata jonë AIS me datë 10 Tetor 2015, ora 10.30 zhvilloi një workshop me gazetarë të cilët në vijimësi do të angazhohen në Iniciativën Open Spending. Kjo nismë konsiston në krijimin e një networku me gazetarë lokal të afirmuar, të cilët do të angazhohen në informimin e publikut mbi mënyrën e shpenzimit të parave të taksapaguesve shqiptar nga institucione buxhetore.

Në workshop u prezantuan instrumenta dhe të dhëna të mirëstrukturuara të cilat rrisin nivelin e informimit dhe monitorimit qytetar mbi financat dhe asetet publike. Përmes të dhënave të hapura dhe linked (të lidhura) krijohen hapësira për të kontrolluar dhe minimizuar raste të abuzimit, konfliktit të interesit dhe nepotizmit. Ky workshop u mbajt në kuadër të programit Money, Government and Politics.  

 Programi :

10:30 – 11:00

Aranita BRAHAJ

Drejtore Ekzekutiv (AIS)

Të dhëna mbi Open Corporates Albania, Kontrolli i Konfliktit të Interesit

11.00 – 11.25

Leonard BAKIPLLARI

Gazetar Investigativ MAPO dhe SHOQATA E GAZETARËVE PËR DREJTËSI.

Deklarimi i Pasurisë, Zyrtarë të Nivelit të Lartë, Investigimi dhe Burime të Dyshimta.

11:25 – 11:45

Shefiko HAJNA

Open Spending Albania

Monitoro Thesarin, Kontrolli Qytetar mbi Shpenzimet Publike

11:45 – 12:05  

Blerta TUCI, AIS

Taksimi i Punëmarrësve, Kalkuluesi i Taksave (Daily Bread) si instrument për të ofruar qytetarët me shërbimet publike

12:10 – 12:30 

Besjana HYSA, AIS

Linked Data (të dhëna të ndërlidhura) mbi shpenzimet dhe deklaratat e pasurive të zyrtarëve të lartë

12: 35- 12: 55

Pyetje dhe Diskutime

Të dhëna mbi pjesëmarrësit në Workshop:

Gazetarë të angazhuar në Tiranë dhe Media lokale: 14 me 11

Raporti Meshkuj/ Femra: 11 me 14

Me eksperiencë pune 7+ vite: 17, 5-7 vite: 4, 3-5 vite: 3, 0-3 vite:

Total pjesëmarrës: 25

Total të Rregjistruar: 31

Gazetarë të rregjistruar për pjesëmarrje

 

 

Jora Risto shpallet fituese e konkursit e-Participation

Konkursi e-Participation EU, Ceremonia më 8 dhjetor në godinën e Parlamentit Europian Bruksel.

AIS si pjesëmarrës i rrjetit Telecenter Europe në kuadër të Projektit e-UROPA organizoi në muajt maj – shtator 2015 Konkursin “Historia ime në e-Pjesëmarrje”. Konkursi kishte për qëllim mbledhjen e historive më të bukura personale me fund pozitiv ose jo. Në çdo rast këto histori lidhen më mënyrën se si të rinj shqiptar përdorin instrumenta të pjesëmarrjes elektronike, për të zgjidhur apo për të sensibilizuar mbi një problem shoqëror. Ky konkurs u mbajt paralelisht në dymbëdhjetë vende dhe u shpallën dymbëdhjetë fitues. Çmimet ndahen në datën 8 dhjetor 2015 në godinën e Parlamentit Europian në Bruksel. Fituesi për historinë shqiptare më të mirë është Jora Risto studente në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Historia me titull “Albanian November Students” flet për aktivizmin dhe protestën qytetare në nëntor 2013 kundër Armëve Kimike Siriane në Shqipëri. Në konkursin për Shqipërinë u prezantuan gjashtë histori të lidhura me problematika të lëvizjes së lirë dhe emigracionit. Fituesi u vlerësua gjatë takimit vjetor të Telecentre Europe i cili u mbajt në Beograd në datat 24 dhe 25 Shtator. Historia fituese do të publikohet në një broshurë së bashku me 11 histori të tjera nga vende europiane, si dhe në website-in Europa Participation. Ky konkurs u realizua si pjesë e programit Europe for Citizens të Bashkimit Europian.

Lexo historinë si vijon: Albanian November Students

Video:

images 79195

 

Programi Money, Government and Politics prezantohet në TransparencyCamp 2015

11-12 Shtator, Washington DC

Për të tretin vit rradhazi organizata jonë është bërë pjesë e eventit TransparencyCamp 2015 një “unconference” për OpenGov e organizuar nga Fondacioni Sunlight. Cdo vit në këtë event mblidhen qindra profesionistë të cilët ndajnë njohuritë dhe risitë teknologjike në funksion të mirëqeverisjes.

Përfaqësuesja e AIS Besjana HYSA foli në këtë aktivitet për një nga projektet tona më të rëndësishme në çështje të transparencës dhe llogaridhënies, Money,Government and Politics. Ajo ndau me të pranishmit rezultatet dhe impaktin publik të këtij programi, datatesete të reja të implementuara, si dhe raste të identifikuara të konfliktit të interesit.

21467007616_118e3bafb9_z

11904745_803691196415248_4773339988850003457_n21305549988_c52750b69f_m

    21482181062_a6dd906867_m20870624514_365ca288e2_m20870527154_c53ed9372d_m 21467012106_74626e5dc5_m

Money, Government & Politics

Projekti Money, Government and Politcs dhe aktivitetet e tij kanë për synim të adresojnë tek publiku realisht çështje të abuzimit; korrupsionit apo konfliktit të interesit në kontestin e qeverisjes dhe politikës në Shqipëri. Programi synon të hapë të dhëna për pasurinë e funksionarëve të lartë shtetërore; pagesa të institucioneve buxhetore; shpenzime të subjekteve elektorale dhe kompanive konçensionare. Krahasimi dhe analiza e të dhënave rrit transparencën dhe presionin publik në raste të favorizimit në fonde dhe asete publike.

ZA’LART 2015 – Perceptimi Qytetar mbi Fushatën Elektorale

ZA’LART 2015, është një projekt ku qytetarët ftohen të raportojnë përmes web-it dhe aplikacioneve mobile, probleme dhe vështirësi gjatë procesit zgjedhor. ZA’LART mundëson pjesëmarrje dhe monitorim në kohë reale. Projekti është një formë e re e shprehjes së vlerave demokratike. Qëllimi është: të dëgjohet zëri qytetar në zgjedhjet vendore 2015.

 Përdorimi i teknologjisë dhe inovacionit nxit qytetari pjesëmarrëse e cila, përmes aktivizmit dhe presionit publik, kontribuon për standarte demokratike në Zgjedhje. Qytetarët mund të denoncojnë fakte që përkojnë me parregullsi dhe probleme. Kjo përmes raportimeve me fjalë, foto dhe video në ZA’LART. Këto fakte të publikuara japin një pasqyrë të qartë të procesit. E vërteta ushtron presion mbi institucionet ligjzbatuese për ndërhyrje dhe rregullim të situatave. Slogan i Projektit është Bëji Zgjedhjet të Vlejnë!