Jora Risto shpallet fituese e konkursit e-Participation

Konkursi e-Participation EU, Ceremonia më 8 dhjetor në godinën e Parlamentit Europian Bruksel.

AIS si pjesëmarrës i rrjetit Telecenter Europe në kuadër të Projektit e-UROPA organizoi në muajt maj – shtator 2015 Konkursin “Historia ime në e-Pjesëmarrje”. Konkursi kishte për qëllim mbledhjen e historive më të bukura personale me fund pozitiv ose jo. Në çdo rast këto histori lidhen më mënyrën se si të rinj shqiptar përdorin instrumenta të pjesëmarrjes elektronike, për të zgjidhur apo për të sensibilizuar mbi një problem shoqëror. Ky konkurs u mbajt paralelisht në dymbëdhjetë vende dhe u shpallën dymbëdhjetë fitues. Çmimet ndahen në datën 8 dhjetor 2015 në godinën e Parlamentit Europian në Bruksel. Fituesi për historinë shqiptare më të mirë është Jora Risto studente në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Historia me titull “Albanian November Students” flet për aktivizmin dhe protestën qytetare në nëntor 2013 kundër Armëve Kimike Siriane në Shqipëri. Në konkursin për Shqipërinë u prezantuan gjashtë histori të lidhura me problematika të lëvizjes së lirë dhe emigracionit. Fituesi u vlerësua gjatë takimit vjetor të Telecentre Europe i cili u mbajt në Beograd në datat 24 dhe 25 Shtator. Historia fituese do të publikohet në një broshurë së bashku me 11 histori të tjera nga vende europiane, si dhe në website-in Europa Participation. Ky konkurs u realizua si pjesë e programit Europe for Citizens të Bashkimit Europian.

Lexo historinë si vijon: Albanian November Students

Video:

images 79195

 

Programi Money, Government and Politics prezantohet në TransparencyCamp 2015

11-12 Shtator, Washington DC

Për të tretin vit rradhazi organizata jonë është bërë pjesë e eventit TransparencyCamp 2015 një “unconference” për OpenGov e organizuar nga Fondacioni Sunlight. Cdo vit në këtë event mblidhen qindra profesionistë të cilët ndajnë njohuritë dhe risitë teknologjike në funksion të mirëqeverisjes.

Përfaqësuesja e AIS Besjana HYSA foli në këtë aktivitet për një nga projektet tona më të rëndësishme në çështje të transparencës dhe llogaridhënies, Money,Government and Politics. Ajo ndau me të pranishmit rezultatet dhe impaktin publik të këtij programi, datatesete të reja të implementuara, si dhe raste të identifikuara të konfliktit të interesit.

21467007616_118e3bafb9_z

11904745_803691196415248_4773339988850003457_n21305549988_c52750b69f_m

    21482181062_a6dd906867_m20870624514_365ca288e2_m20870527154_c53ed9372d_m 21467012106_74626e5dc5_m

Money, Government & Politics

Projekti Money, Government and Politcs dhe aktivitetet e tij kanë për synim të adresojnë tek publiku realisht çështje të abuzimit; korrupsionit apo konfliktit të interesit në kontestin e qeverisjes dhe politikës në Shqipëri. Programi synon të hapë të dhëna për pasurinë e funksionarëve të lartë shtetërore; pagesa të institucioneve buxhetore; shpenzime të subjekteve elektorale dhe kompanive konçensionare. Krahasimi dhe analiza e të dhënave rrit transparencën dhe presionin publik në raste të favorizimit në fonde dhe asete publike.

ZA’LART 2015 – Perceptimi Qytetar mbi Fushatën Elektorale

ZA’LART 2015, është një projekt ku qytetarët ftohen të raportojnë përmes web-it dhe aplikacioneve mobile, probleme dhe vështirësi gjatë procesit zgjedhor. ZA’LART mundëson pjesëmarrje dhe monitorim në kohë reale. Projekti është një formë e re e shprehjes së vlerave demokratike. Qëllimi është: të dëgjohet zëri qytetar në zgjedhjet vendore 2015.

 Përdorimi i teknologjisë dhe inovacionit nxit qytetari pjesëmarrëse e cila, përmes aktivizmit dhe presionit publik, kontribuon për standarte demokratike në Zgjedhje. Qytetarët mund të denoncojnë fakte që përkojnë me parregullsi dhe probleme. Kjo përmes raportimeve me fjalë, foto dhe video në ZA’LART. Këto fakte të publikuara japin një pasqyrë të qartë të procesit. E vërteta ushtron presion mbi institucionet ligjzbatuese për ndërhyrje dhe rregullim të situatave. Slogan i Projektit është Bëji Zgjedhjet të Vlejnë!

Open Corporates / Kompani Biznesi

Ky projekt synon të bëjë të hapura të dhëna mbi shoqëritë e biznesit që funksionojnë në vend. Përmes një aplikacioni Shoqëri Biznesi kushdo mund të gjejë dhe përdorë me lehtësi të dhëna mbi emrin e kompanisë; numrin e Identifikimit (NIPT); vitin e themelimit dhe formën ligjore të funksionimit të saj. Për çdo kompani të regjistruar publikohet edhe fitimin vjetor dhe identifikohet llojin i pronësisë publike apo private. Përmes një lidhje (URL) për secilën kompani zbardhen transaksionet financiare nga Thesari i Shtetit. Një vëmendje të veçantë do të kenë kompanitë koncensionare që shfrytëzojnë pasuri publike. Për këto kompani publikohet në standardin open data edhe vlera e kostove koncensionare dhe akti ligjor që miraton kontratën  mes shtetit shqiptar dhe kompanisë koncensionare. Përmes këtij projekti AIS synon të ndihmojë aktorë që janë në kërkim të të dhënave për qëllime studimore apo biznesi. Ky projekt pasuron katalogun  e të dhënave të hapura për Shqipërinë.

 

Kohëzgjatja 1 Nëntor 2014– 30 Mars 2015. Donator: ShqiperiaCom sh.p.k.

Broshura e rrjetit Unite-IT në gjuhën Shqipe

Unite-IT  është rrjet joformal i përfshirjes dixhitale të profesionistëve (mësuesit dhe trajnerët, ekspertët, mjekët, biznesi, hartuesit e politikave, akademikë) që synojnë bashkimin e Evropës përmes Fuqizimit dixhital. Unite-IT  krijon një hapësirë bashkëpunimi për anëtarët e saj që të angazhohen në mënyrë të hapur dialogu, ndajnë  përvoja dhe burime ndërtojnë kontakte mes njëri-tjetrin dhe të krijojnë partneritete.

Kjo do të rrisë kapacitetet e tyre dhe ngritjen e vetëdijes në mesin e shoqërisë në lidhje me potencialet parealizuara të kompetencave dixhitale për përfshirje ekonomike dhe sociale.

Broshurën  me informacion më të detajuar për Unite-IT e gjeni si më poshtë:

UniteIT_2_brochure_ALB

Deklaratë e përbashkët e anëtarëve të Dhomës Zgjedhore mbi administrimin e proçesit zgjedhor

Dhoma Zgjedhore përmes anëtarëve të saj si KZLN dhe ISP ka monitoruar proçesin zgjedhor dhe tani do të vazhdojë të monitorojë proçesin e numërimit të votave. Përmes portalit online zalart.al është bashkëpunuar me qytetarët për të siguruar një proçes të rregullt zgjedhor.

Fakti që qindra qytetarë në të gjithë Shqipërinë i janë përgjigjur thirrjes për të raportuar në portalin zalart.al duke denoncuar çdo shkelje të evidentuar, përbën një lajm të mirë dhe tregon një angazhim për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Proçesi votimit në përgjithësi u zhvillua në kushtet e një situate normale të rendit dhe sigurisë. Sjellja e policisë së shtetit vlerësohet të ketë qenë në përputhje me ligjin zgjedhor.

Gjithashtu vlerësojmë se media po luan një rol tepër të rëndësishëm në pasqyrimin minutë pas minute të situatës zgjedhore në mbarë vendin.

Daljet publike të partive politike në ditën e votimit megjithëse të kufizuara krahasuar me zgjedhjet e shkuara kanë thyer heshtjen zgjedhore. Gjithashtu në kundërshtim me ligjin u vëzhguan pranë qendrave të votimit dhe mjediset rreth tyre të kandidatëve, deputetëve dhe përfaqësuesve të tjerë politikë. Gjatë ditës së sotme është konstatuar se komisionet e Qendrave të Votimit nuk kanë marrë masa për zbatimin e kërkesave të ligjit, që në 150 m larg QV të mos ketë materiale propagandistike. Raste të tilla janë raportuar në disa qytete.

Për shkak të ndarjes me vonesë të bazës materiale dhe mungesës së komisionerëve hapja e proçesit të votimit të bëhet me vonesë në disa QV apo për hapjen e tyre pa praninë e të gjithë anëtarëve.

Gjithashtu u konstatua se personave me aftësi të kufizuar nuk i janë krijuar kushtet e nevojshme të parashikuara në ligj për ushtrimin lirisht të së drejtës së votës.

Në disa raste, niveli i pamjaftueshëm i përgatitjes profesionale të komisionerëve të qendrave të votimit, ka bërë që disa votues të mund të fotografojnë votën e tyre në fletën e votimit dhe ta postojnë këtë nëpër rrjetet sociale. Një sjellje e tillë krijon kushte për shitblerjen e votës dhe deformimin e vullnetit të zgjedhësve.

Në disa raste në QV të Durrësit, Kavajës dhe Vorës u tentua që disa zgjedhës të mos lejoheshin të votojnë megjithëse e kishin emrin në listë.

Në këtë moment vullneti i votuesve shqiptar është shprehur me qetësi në kutitë e votimit. Anëtarët e Dhomës Zgjedhore bëjnë apel që çdo votë e Shqiptarëve të numërohet me korrektësi dhe zëri i tyre të dëgjohet nga palët në proces.

Anëtarët themelues të Dhomës Zgjedhore:

Bëjnë thirrje për një mirë-administrim të fletëve të votimit dhe materialeve zgjedhore.

Bëjnë thirrje forcave politike që të tregojnë vullnetin e tyre në mënyrë që komisionerët e tyre të zbatojnë ligjin zgjedhor për numërimin, vlerësimin dhe tabelimin e rezultateve zgjedhore

I bëjnë thirrje administratës zgjedhore dhe në veçanti grupeve të numërimit të zbatojnë me përpikmëri kërkesat e ligjit.

Ripërsërisin qëndrimin e tyre që për çdo rast të konstatuar të thyerjes së ligjit të fillojë hetimi kryesisht nga organet ligjzbatuese.

Dhoma Zgjedhore, përmes KZLN do të monitorojnë hap pas hapi proçesin e numërimit të votive në të 90 qendrat e numërimit.

Bëji zgjedhjet të vlejnë

Projekti ZA’LART 2015 do të bëjë mundur monitorimin dhe raportimin qytetar të proçesit zgjedhor të 21 Qershorit. Programi ka si slogan Bëji Zgjedhjet të Vlejnë dhe synon të nxisë qytetarët të jenë kritik dhe denoncues ndaj problematikave që dëmtojnë zgjedhjet! ZA’LART funksionon si web dhe app mobile, duke i ftuar qytetarët të monitorojnë dhe raportojnë në kohë reale, probleme dhe abuzime që ata kanë në lidhje me procesin zgjedhor. Raportimet aplikohen me lehtësi, brenda pak sekondave duke ruajtur anonimatin. Çdo denoncim apo raportim i realizuar do të verifikohet nga Redaksia AdHoc me gazetarë dhe vullnetarë lokal, të trajnuar për zgjedhje të drejta dhe kulturë demokratike.

Ju ftojmë të na ndiqni dhe të bëheni pjesë e raportimeve në programin ZA’LART 2015 përmes: Web; App Mobile; FB: ZA’LART – Raised Voices Albania (community); Twitter: ZA’LART@ZA’LARTAlbania; You Tube

Ekipi ZA’LART është i hapur për bashkëpunim me institucione, organizma civil dhe rrjet që punojnë në monitorim dhe kulturë zgjedhore. Çdokush që dëshiron të njoftohet në kohë për raportime qytetare që bëhen në platformë, mund të regjistrohet tek rubrika Merr Sinjal duke zgjedhur edhe zonën apo kategoritë e shkeljeve për të cilën ka interes. Çdo raportim qytetar publikohet dhe gjendet në hartën e platformës ZA’LART (java para fushatës 70 raportime).

ZA’LART realizohet edhe në kuadër të iniciativës së shoqërisë civile për të koordinuar për zgjedhje të drejta Dhoma e Situatës Zgjedhore 2015, Gjithçka realizohet me kontribut të Qytetarëve, nën moderimin e AIS, me mbështetje financiare të: Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë OSFA dhe Programi i Grandeve të Vogla i Komisionit për Demokraci i Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë. Opinionet, Gjetjet dhe Rekomandimet e shprehura janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Mbështetësve Financiarë.

Ju mund të na kontaktoni në çdo moment dhe jeni të mirëpritur të bëheni aktivist me ZA’LART !

Ju faleminderit,

Ekipi ZA’LART 2015

E Drejta e Informimit mbi Financimin Elektoral dhe Media

Trajnim me gazetarë: E Drejta e Informimit mbi Financimin e Subjekteve Zgjedhore

AIS si promotor i Open Data Albania, me dëshirën për partneritet shoqëri civile-media, organizoi në datën 9 maj 2015 në Tiranë, trajnimin me titull: E Drejta e Informimit mbi Financimin Elektoral. Trajnimi ishte pjesë e projektit Money, Governments and Politics. Gazetarë dhe aktivist civil kanë një rol të rëndësishëm në procesin e Transparencës mbi Financimin Zgjedhor, si një e drejtë e përcaktuar në Kushtetutë. Trajnimi kishte si synim aftësimin e përfaqësuesve të medias dhe rritjen e kulturës juridike mbi financimin e partive. Gjatë aktivitetit u diskutuan problematika të hasura nga ekspertë ligjor, analist, gazetarë të spikatur politik dhe investigativ në çështje të finacimit të partive politike dhe kandidateve, ligjin elektoral, si dhe shpenzimeve elektorale.

Programi si vijon:

▪ 09:30 – 10:00    Mirëseardhje & Regjistrim i Pjesëmarrësve. Besjana HYSA koordinatore e programit dhe Aurora SULCE Moderator.

▪ 10:00 – 11.00    Viktor GUMI, Ekspert Ligjor. Tema: Financimi i Partive Politike dhe Kandidatëve, Vështrim i Përgjithshëm.

Pyetje dhe Komente mbi Parashikime Ligjore dhe Çështje të Përgjithshme të Financimit të Subjekteve.

▪ 11:00 – 11:20    Olta BEGU, Analiste pranë Open Data Albania. Tema: Të dhëna të hapura për Financime Elektorale. Ilustrime nga Electoral Spening Albania.

▪ 11:20 – 12:00    Pyetje dhe Diksutim: E drejta e Informimit mbi Financimin e Subjekteve Elektorale. Ligji dhe Praktika.

▪ 12:00 – 12: 20    Aranita BRAHAJ – Transparencë përmes të Dhënave. RISI 2015 përmes programit MG&Politics.

▪ 12:20 – 12:40    Konkluzione. Aurora Sulce – Roli i Gazetarisë në nxitje të Transparencës Olta Begu -Institucione me kompetenca për kontroll dhe auditim.

Të dhëna mbi të Rregjistruarit

  • Raporti meshkuj me femra është 8 meshkuj 22 femra, 24 Organe mediatike.
  • 83% e pjesmarrësve janë gazetarë me vjetërsi pune mbi shtatë vite.
  • 15 pjesëmarrës punojnë në televizione, 1 në radio, 10 në gazetë, 3 në axhensi lajmesh dhe 1 në zyrë shtypi.
  • 5 gazetar janë përfaqësues nga Televizione Kombëtare
  • regjistruar për pjesëmarrje përfaqësues Radio; TV dhe Axhenci Informacioni Publike.
  • regjistruar si pjesëmarrës gazetarë të organeve mediatike të dy partive kryesore në vend konkretisht Rilindja Demokratike dhe Zëri i Popullit.

Zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ishte gjithashtu pjesëmarrëse në trajnim në cilësinë e Gazetarit.


Modulet e trajnimit:

TË DHËNA TË HAPURA PËR FINANCIME ZGJEDHORE OPEN DATA ALBANIA

FINANCIMI I PARTIVE POLITIKE


Gazetarë Pjesëmarrës

EMRI MBIEMRI MEDIA
Adriatik DOCI Gazeta SOT
Albana QIRJAKO RTV SCAN
Alma DEMIRAJ Top-Channel
Almarina GEGVATAJ ATSH
Anila HOXHAJ Top Channel
Anisa XHANI Gazeta “Tema”
Aristir LUMEZI Gazeta PANORAMA
Arlinda GJONAJ ATSH
Aurora SULCE Tv “Ora News”
Aurora MURA Zëri i Popullit
Bledar HOTI Gazeta SHQIP
Bledian KOKA News 24
Brahim SHIMA News 24
Darina TANUSHI Gazeta Shqiptare
Dashamir BICAKU A1 Report
Drilona HOXHAJ KQZ
Drita COKAJ RD
Elda PEPA TVSH
Entela DURAJ KosovaPress
Erald HOXHA ShqipëriaCom
Erion TODHE Tv Klan
Eriselda Martini Albanian Screen TV
FATION BINJAKU Gazeta Panorama
Fejzi BRAUSHI MAPO
Keti BANUSHI Vizionplus
Luis TANUSHI Dita
Luljeta PROGNI Illyria
Merita HAKLAJ ABC News
Rrapo MEHMETAJ
Suela TOPI Gazeta “Shekulli”
Violeta SHQALSI SCAN TV

Konkursi “Historia Ime e Pjesëmarrjes Elektronike”

“Kërkohen e-Qytetarë Aktiv!”

Konkursi Online “ Historia ime e e-Pjesëmarrjes” kërkon të mbledhi sa më shumë histori personale të qytetarëve të cilët kanë përdorur instrumentat e pjesëmarrjes elektronike të BE ose kombëtare për të influencuar politikë bërjen dhe për të bërë ndryshim në jetën e tyre dhe të të tjerëve. Ne duam të dëgjojmë nga ju ! Na tregoni rreth eksperiencës tuaj ( pozitive ose negative ) të përdorimit të instrumentave të e-Pjesëmarrjes dhe fitoni mundësinë për t’i ndarë personalisht me politikan të BE në Bruksel. Nuk ka rëndësi nëse jeni një aktivisti i shoqërisë civile  që i përdorni instrumentat dixhital çdo ditë apo sapo jeni njohur me e-Pjesëmarrjen dhe me të ashtuquajturën “politikë-bërje” nga kudo.

Na tregoni historinë tuaj në një ese të shkurtër ose video. Historia juaj do të shfaqet në një përmbledhje të historive dhe mund të fitojë një ftesë në konferencën “e-Pjesëmarrjen nga perspektiva e të qytetarëve” në Bruksel në dhjetor 2015.

Ky Aplikim është i hapur nga 7 May deri në 31 Gusht . Fituesit dp të informohen për rezultatin në mes të Shtatorit.

Rregullat e Konkurimit :

Çdo qytetar i BE dhe çdo qytetar nga e gjithë Europa në moshën nga 16-116 vjeç mund të konkurroj. Ju mund t’a paraqisni historinë tuaj ose në format të shkruar (një ese e shkurtër me 500 fjalë) ose një video 3 minutëshe (mund të jetë e ndërtuar në formën e një interviste duke ju regjistruar ju duke treguar eksperiencen ose dhe duke e inskenuar ngjarjen ). Historia juaj duhet të jetë e lidhur qartësisht me Pjesëmarrjen elektronike dhe duhet të keni përdorur instrumenta të Pjesëmarrjes elektronike për ta zgjidhur problemin ose arritur rezultatin e dëshiruar.  Duhet të tregohet në një formë interesante dhe përfshirëse. Pikë shtesë do të jepen historive që kanë përdoruar instrumentet e pjesëmarrjes elektronike në nivelin e BE.

Ju duhet ta dorëzoni historinë përpara 31 Korrikut duke përdoruar formen e aplikimit (https://tceurope.wufoo.com/forms/konkurs-historia-ime-e-epjesamarrjes/) në shqip.  Të gjitha esetë do të vlerësohen sipas kritereve të vlerësimit dhe fituesi nga Shqipëria do të zgjidhet dhe ftohet sëbashku me 11 qytetarë nga vendet e tjera të përfshira në program për të ndarë eksperincat e tyre në politikë-bërje në Bruksel.

Historia duhet të shkruhet dhe dërgohet në stil të lirë në formatin word ose pdf dhe duhet të mbuloj pikat e mëposhtme :

  • Pse? Cili ishte motivimi juaj ??
  • Cilin instruement të pjesëmarrjes elektronike keni përdorur?
  • Ishte një problem individuar apo një problem i përgjithshëm ? Sa njerëz u përfshinë dhe influencuan ?
  • Cili ishte rezultati ? Ishte impakti ? përfitimi individual apo më gjërë?
  • Ishte eksperienca juaj e parë e ktij lloj ?

Apliko këtu : https://tceurope.wufoo.com/forms/konkurs-historia-ime-e-epjesamarrjes/