TechCamp 2012 Ballkani Perëndimor – Open Data Albania frymëzon përfaqësues të shoqërisë civile nga Ballkani Perëndimor

Në datat 18 dhe 19 tetor me mbështetje të Departamentit Amerikan të Shtetit, Zyra për e-Diplomacy u organizua në Sarajevë eventi TechCamp me qëllim fuqizimin e rolit të shoqërisë civile në vende të Ballkanit Perëndimorë në proçese të transparencës, llogaridhënies dhe përfshirjes qytetare. Në fokus janë përfaqësues të OJF-ve lokale nga Kroacia, Bosnja and Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia të cilët janë të përfshirë në projekte që përkojnë më përdorimin e teknologjive dhe inovacionit. Shkëmbimi i eksperiencës dhe i ideve, si dhe zanafilla e projekteve të reja ishin ndër qëllimet e eventit.
Një grup me trajner lokal dhe ndërkombëtarë i zgjedhur me shumë kujdes moderoi mbi suksesin e eventit dhe nxitjen e përfaqësuesve të shoqërisë civile nga Ballkani Perëndimor.
Përfaqësues nga Sunlight Foundation, Frontline SMS, Open Street Map, Open Data Albania, Open Knowledge Foundation, Ipko, One World See, and the Institute for Sustainable Communities dhanë kontribut direkt për shpërndarjen e ideve dhe eksperiencës së tyre duke lehtësuar komunikimin.
Projekti shqiptar Open Data Albania u konsiderua nga organizatorë dhe trajnues si një model i mirë për transparencë, llogaridhënie dhe aktivizim social. Nëpërmjet workshopeve pjesë të këtij eventi Shqipëria u sugjerua si një model i suksesshëm per tu realizuar në të ardhmen edhe nga vende të tjera si: Kosova, Mali i Zi, Serbia apo Bosnja e Hercegovina.

Smart Tourist Albania prezantohet në komunitetin Open Labs, Shqipëri

Projekti ynë Smart Tourist Albania do jetë temë e takimit të rradhës të komunitetit Open Labs.

Open Labs Albania është një organizatë jo-qeveritare jo-fitimprurëse, me seli në Shqipëri, që synon të mbështesë dhe promovojë iniciativa në fushën e teknologjisë së informacionit. Open Labs janë tepër aktiv aktualisht duke organizuar ngjarje javore në Tiranë dhe qytete të tjera. Të premten në 31.08.2012 @ 19.00 miqtë e Open Labs kanë ftuar aktivistët tanë të prezantojnë projektin Smart Tourist Albania.

Më shumë informacione në faqen e tyre tek: Presenting: Smart Tourist Albania

Open Labs prezanton Smart Tourist Albania.

Open Labs prezanton Smart Tourist Albania.

Aksion Qytetar – Pastro Kepin e Rodonit ( 24-26 Gusht, 2012 )

Tirana Ekspres dhe Smart Toursit Albania www.smarttourist.al , Ju ftojnë të bëheni pjesë e Klubit “Rojat e Kepit”. Ky organizim synon të ndërmarrë në data 24-26 gusht një aksion konkret për të parandaluar degradimin e një prej zonave më piktoreske dhe të veçanta të bregdetit shqiptar: Kepi i Rodonit.

Degradim nga ndotja. Kepi i Rodonit është një zonë bregdetare pa ndërtime të vona në dy dekada të tranzicionit urbanistik. Gjithashtu kjo zonë shtrihet larg akseve të rrugëve nacionale. Megjithëse jo i populluar dhe frekuentuar Kepi i Rodonit ka ndotje të theksuar nga mbetjet urbane dhe inerte. Shkak i kësaj janë prurjet e lumenjve dhe deltave ujore të cilat përdoren si vende për depozitim dhe shkarkim të mbetjeve të zonave të banuara. Përkatësisht mbeturina shkarkohen në lumenjtë Ishëm dhe Mat. Në lumin Ishëm lundrojnë drejt Kepit mbetje urbanë që shkarkohen në Tiranë (Lana dhe Lumi i Tiranës bashkohen ne Kamës dhe më tej bëhen pjesë e Lumit Ishëm në afërsi të fshatit Tërkuzë); Laknas; Rinas; Prezë dhe e gjithë Malësia e Ishmit. Me lumin Mat lundrojnë drejt Kepit mbetje të hedhura në luginën e lumit që nga zona e Fanit; Krahina e Matit e më tej Milot; Kurbin; Fushë – Krujë; Fushëkuqe etj.
Këto tonelata mbetje të cilat lundrojnë drejt grykëderdhjeve të deltave depozitohen në brigjet piktoreske të Kepit të Rodonit. Aktualisht ky kep me vlera natyrore dhe historike është shndërruar në një kosh gjigand mbeturinash.

“Aksion pastrimi tek Kepi i Rodonit” është një nismë qytetare për aktivizimin e vullnetarëve të cilët në datat 24 deri 26 gusht do të pastrojnë bregun duke mbledhur dhe dërguar në depot e riciklimit mbetjet përkatëse. Gjithashtu ky aksion synon sensibilizim dhe presion qytetar për të ndërprerë hedhjen dhe depozitimin e mbetjeve urbaneve të bashkive dhe komunave përgjatë lumenjve dhe përrenjve që derdhen në bregun e Adriatikut. Grupi iniciator synon të edukojë publikun mbi rëndësinë e grumbullimit të mbetjeve për riciklim si zgjidhje e duhur për problematikën e ndotjes.
Është koha e duhur, dhe aktivizimi qytetar mund të japë rezultate për të pasur një Kep të Rodonit promovues të turizmit, natyrës dhe trashëgimisë historike të vendit tonë.
Bashkohuni me “Aksion pastrimi tek Kepi i Rodonit”, kjo nismë është qytetare dhe realizohet nga vullnetarë të ndërgjegjshëm se problemet janë për tu zgjidhur. Vepro tani bëhu pjesë e këtij Aksioni.

Shtrirja gjeografike. Kepi i Rodonit njohur ndryshe si Kepi i Skënderbeut ndan Gjirin e Rodonit nga Gjiri i Lalzit. Si vazhdim i kurrizit kodrinor të Rodonit, kepi bie thikë mbi det duke formuar një breg piktoresk. Ai shtrihet në formë trekëndëshi midis gjirit të Rodonit në veri dhe atij të Lalzit në jug. Në veri të tij derdhet lumi i Ishmit. Kepi i Rodonit është kepi më i madh në vendin tonë, i cili mbyll nga ana e jugut gjirin e Drinit.

Bukuri Natyrore dhe Vlera Historike. Veç vlerave historike që lidhen me betejat dhe qëndresën e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, kepi mbart si toponim vlera që përkojnë më mitologjinë Ilire. Redoni sipas mitologjisë Ilire ishte hyji i detit, njëlloj si Posedoni i Grekëve apo Neptuni i Romakëve. Për një kohë të gjatë studiuesit janë përpjekur që të gjejnë elemente që të vërtetojnë se emrin e Redonit e mban sot Kepi i Rodonit. Me këtë problem janë marrë në të kaluarën arkeologët tanë mes tyre Prof. Hasan Ceka.

Është koha e duhur, dhe aktivizimi qytetar mund të japë rezultate për të pasur një Kep të Rodonit promovues të turizmin, natyrës dhe trashëgimisë historike të vendit tonë.
Bashkohuni me “Aksion pastrimi tek Kepi i Rodonit”, kjo nisëm është qytetare dhe realizohet nga vullnetar të ndërgjegjshëm se problemet janë për tu zgjidhur. Vepro tani bëhu pjesë e këtij Aksioni.

Për tu bërë pjesë e “Klubi i Rojeve të Kepit”, dhe për të marrë informacion mbi nisjen në Kep dhe organizimin bashkohu me rrjetin social në Facebook Tirana Ekspres – The Alternative Art Space of Tirana. Gjithashtu në median sociale @Smart Tourist Albania dhe në http://ais.al. Për më tepër informacion ejani në datën 21 gusht ora 19.00 në Ambientet e Tirana Ekspres (magazinat e Stacionit të Vjetër të Trenit, Rr Karl Gega, Tiranë).

Njoftim për trajnim me temë: “Public Data Usability – New Standarts of Publishing Government Data”

Instituti Shqiptar i Shkencave promotor i Open Data Albania, mbështet dhe promovon procese për Transparencë dhe Openness në Sektorin Publik. Publikimi i të dhënave qeveritare (Data Gov) pa barriera ligjore, adminisitrative dhe teknologjike është tashmë një angazhim i Shtetit Shqiptar në kuadër të Open Government Partnership. Shoqëria civile dhe komuniteti i ekspertëve të pavarur kanë rol të rëndësishëm në mbështetjen dhe monitorimin e këtij procesi. Ky trajnim njëditor realizohet me qëllim aftësimin profesional të zyrtarëve të administratës publike dhe profesionistëve që punojnë pranë shoqërisë civile në përdorimin e teknologjive. Sipas angazhimit të Qeverisë për OGP të dhënat zyrtare do të jene shumë shpejt të detyrueshme në formatin Open. Ky angazhim rrit nevojën për aftësim dhe njohuri tek profesionistët e angazhuar.

Kush mund të marrë pjesë në këtë trajnim:

  • Eksperte/Specialist IT
  • Eksperte/Specialist ICT
  • Zhvillues Software & Webmasters
  • Aktiviste për Transparencë nëpërmjet teknologjive të reja.

Per regjistrime ju lutem perdorni adresen: http://publicdatausabilityalbania.eventbrite.com/
Vendndodhja e trajnimit do te njoftohet ne nje njoftim te dyte.

Java e Përdorimit të Internetit – Get Online Week Albania 2012

Instituti Shqiptar i Shkencave AIS, në partneritet me Telecentre Europe organizon për herë të parë në Shqipëri fushatën: Get Online Week 2012 – Java e Përdorimit të Internetit 2012. Kjo fushatë organizohet prej tre vitesh në vende të Bashkimit Europian. Qëllim i kësaj fushate është nxitja dhe aftësimi i sa më shumë personave në përdorimin e internetit. Këtë vit Telecentre Europe ka mbështetjen e drejtpërdrejtë të Komisionit Europian dhe disa organizmave të rëndësishëm ndërkombëtar. Synimi është shtrirja sa më të gjerë të kësaj fushate në vende të ndryshme të Europës. Instituti Shqiptar i Shkencave do të përcjellë dhe konkretizojë në Shqipëri qëllimin e fushatës për dobishmëri dhe zgjerim të përdorimit të internetit nga qytetarët. Në fushatën 2012 në fokus qëndron aftësimi grave për të përdorur internet si dhe tek përdorimi i internetit në punësimin e të rinjve.

Gjatë kësaj fushate një javore në 30 vende evropiane, nëpërmjet 15 000 qendrave të internetit synohet të realizohet aftësimi në përdorim i rreth 200 000 personave. Në Shqipëri fushata Get Online Week 2012 synon nxitjen e mbi 500 qytetarëve në përdorim apo aftësim të mëtejshëm në internet.

Instituti Shqiptarë i Shkencave fton qytetarët, organizatat jofitimprurëse, institucionet e edukimit, median dhe këdo tjetër të interesuar të përfshihen dhe bashkëpunojnë në Javën Shqiptare të Përdorimit të Internetit 26 – 30 mars 2012.

Informacione mbi aktivitetin Hackathon 2011

Ngjarja: Open Data Albania Hackathon
Vendi: Fakulteti i Ekonomisë, Rr. “Arben Broci”, Tirana, Albania

Përshëndetje të nderuar  pjesëmarrës në Datathon Albania 2011,
Po ju shkruajmë për disa informacione të tjera mbi këtë aktivitet. Siç dhe është pasqyruar në faqen tonë, Open Datathon Albania do të zhvillohet në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë Universiteti i Tiranës, të Martën 20 dhjetor ora 10.00 tek Seksioni A i godinës, kati II.

Te ftuar dhe pjesëmarrës do të mblidhen në orën 10.00, ndërsa vetë konkurrentët janë të lutur të paraqiten që në orën 9.00 me qëllim realizimin e një komunikimi dhe prezantimi të përbashkët.
Deri tani kemi njoftime për 20 pjesëmarrës kryesisht studentë që konkurrojnë për tre çmimet e Datathon. Vlerësimi do të bëhet për 50% të pikëve nga vetë pjesëmarrësit  dhe pjesa tjetër e pikëve janë nën vlerësimin e Jurisë e cila paraprakisht përbëhet nga disa pjesëtarë të stafit të Open Data Albania.

Open Datathon Albania do të reklamohet në tre website me reputacion mbi Teknologjinë e Informimit dhe Aktivizimin Qytetar që janë http://open.data.al/, http://datathon.data.al/, http://ais.al. Gjithashtu aktiviteti do të promovohet në media dhe tek portali i mirënjohur ne gjuhen shqipe www.shqiperia.com.
Open Datathon Albania do të prezantohet si një Maratonë e Inteligjencës dhe Krijimtarisë; si një festë e ideve të reja për Teknologji të Informacionit dhe njëkohësisht si një aktivitet që bëhet pjesë e një zinxhiri eventesh në shumë kryeqytete evropiane. Deri tani kemi rreth 70 të regjistruar, por ka vend dhe për të tjerë kështuqë jeni në kohë të ftoni miq e të njohur të marrin pjesë.

Duke parashtruar idenë dhe ftesën tonë për pjesëmarrje jemi të hapur për propozime dhe sugjerime nga ana Juaj.

Për më shumë informacione: Open Data Albania Hackathon