Në kuadër të angazhimeve të Shqipërisë për Partneritetin për Qeverisje të Hapur OGP, si dhe thirrjes së Qeverisë Shqiptare për konsultime me shoqërinë civile, Instituti Shqiptar i Shkencave ka formuluar disa sugjerime dhe propozime për Grupin Ndërministrorë të Punës. Deklarata e Partneritetit për Qeverisje të Hapur konsideron si tepër të rëndësishëm bashkëpunimin dhe aktivizimin e shoqërisë në procese për qeverisje transparente dhe të hapura ndaj publikut. Sugjerimet e ekspertëve të AIS synojnë rritjen e aksesit të informimit dhe publikimin e të dhënave në formatin Open Data. Propozimet mbajnë datën 30 mars 2012 dhe dokumenti zyrtar i AIS ka përmbajtjen si vijon:
Të nderuar anëtarë të GNP për Planveprim në kuadër të OGP,
Duke përfituar nga rasti, Instituti Shqiptar i Shkencave promotor dhe realizues i Open Data Albania[1] shpreh konsideratë të lartë dhe vlerëson sëtepërmi vullnetin e Qeverisë Shqiptare për angazhim në kuadër të Partneritetit për Qeverisje të Hapur OGP.
Në përgjigje të ftesës për sugjerime të Shoqërisë Civile, po ju parashtrojmë propozime si vijon:
Në kuadër të hartimit të Planveprimit për OGP, do të sugjeronim që ky Plan të ketë edhe një Objektiv si dhe është Publikimi i të Dhënave Qeveritare sipas metodologjisë Open Data, ndryshe realizimi i Data Gov Albania. Publikimi i të dhënave sipas metodologjisë Open Data mund të realizohet nëpërmjet një portali ose me rubrika “open data” në faqet zyrtare të institucioneve kryesore.
Ky Objektiv mund të synojë në një fazë të parë afatshkurtër një institucion pilot. Me shumë interes do të ishte në përzgjedhje Ministria e Financave e cila në performancën aktuale është fare pranë standardit të kërkuar dhe modelit Open Spending. Po me të njëjtin interes është edhe Ministria e Ekonomisë e cila është promotore e shumë publikimeve me sensibilitet të theksuar për biznesin dhe investitorët, ose agjencia shtetërore AIDA.
Në plan më afatgjatë mbi një vit: Pjesë e Objektivit për Open Data Gov Albania duhet konsideruar INSTAT-i. Ky institucion si koordinator kombëtar i të dhënave mbi ekonominë dhe shoqërinë shqiptare do të duhet të standardizojë brenda një harku kohore dy deri tre vjecarë, tërësisht procesin e publikimit të të dhënave statistikore të sektorit publik. Ky detyrim përkon edhe me Direktiva të fundit të Komisionit Europian për publikim të të dhënave publike.
Instituti Shqiptarë i Shkencave është i gatshëm të kontribuojë me dhënie konsulence dhe ekspertize jo kundrejt pagesës, në kuadër të realizimit të procesit Open Data Gov Albania. Gjithashtu ofrohen një grup templatesh të realizuara nga ekspert te Open Data Albania me qëllim përdorimin nga administrata shqiptare. Nevoja për ekspertizë për Qeverinë Shqiptare është parashikuar edhe në vlerësimet e fundit nga OGP Networking Mechanism[2]ku palës shqiptare i sugjerohet të asistohet nga ekspert. Shprehim besimin se Shqipëria ka potencial ta zhvillojë këtë proçes me ekspertë vendas të administratës dhe shoqërisë civile, pa qenë e nevojshme kontraktimi për ekspertizë të huaj.
Instituti Shqiptar i Shkencave në plan afatshkurtër ofron bashkëpunim dhe sugjeron të bëhen pjesë e përmbajtjes së Planveprimit dy aktivitete:
1. Trajnim me titull: Public Data Usability – New Standarts of Publishing Government Data. Ekspert IT; të Institutit Shqiptar të Shkencave mund të trajnojnë Specialistë të Institucioneve. Një cikël i parë trajnimi është anoncuar dhe do të realizohet në datën 27 prill 2012[3] si pjesë e kalendarit të punës për Projektin Open Data Albania.
2. Trajnim me Titull: Gjykata Administrative si Institucion i Rekursit për Akses Informimi. Ky trajnim mund të organizohet nga Instituti Shqiptar i Shkencave me trajnues ekspert shqiptarë të komunikimit publik dhe të drejtës. Trajnimi ka në fokus Zyrtarë të Marrëdhënieve me Publikun dhe Jurist të Institucioneve Qeveritare. Theksojmë që krijimi dhe funksionimi i Gjykatës Administrative në RSh shënon konsolidim të mekanizmit të rekursit për të drejtën e publikut për informim, konsolidimi i mekanizmit të rekursit është një nga angazhimet e parashikuara në Deklaratën e OGP.
Të dy aktivitetet e sipërshënuara marrin vlerë në kuadër të rritjes së performancës së administratës publike në kontekstin e hapjes për publikun.
Në vijim të komunikimit, jemi të gatshëm të përcjellim detaje të mëtejshme mbi veçori teknike të sistemeve për publikim të të dhënave transparente me burim Qeverinë dhe Agjencitë Publike.
Edhe një herë Instituti Shqiptar i Shkencave përfiton nga rasti për shprehur konsideratë dhe vlerësim për angazhimin e Qeverisë Shqiptare në kuadër të Open Government Partnership, si dhe Ju urojmë suksese në finalizimin e Planveprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur.
Me Respekt,
Aranita BRAHAJ
Drejtore Ekzekutive
Instituti Shqiptar i Shkencave
Smart Tourist Albania – Raportoni problemet ne lidhje me turizmin direkt nga celulari juaj
/in Press Releases /by adminSmart Tourist Albania eshte nje projekt i AIS qe ka si qellim rritjen dhe ndërgjegjësimin publik mbi ndotjen mjedisore në zonat turistike dhe ushtrimi i presionit qytetar mbi institucionet përgjegjëse përmes një platforme informuese online.
Per nje vend si Shqiperia, ne mungese te industrive dhe rrenimit te sistemeve ekonomike si bujqesia apo blegtoria, turizmi eshte teper i rendesisshem. Vitet e fundit ka nje kujdes te vecante per kete industri dhe kjo eshte shoqeruar me disa fushata reklamash, panaire shqiptare dhe nje sere deklaratash politike bombastike qe theksojne vlerat naturale te turizmit shqiptar.
Pertej oportunizmit dhe sy-veshurit burokratik, turizmi shqiptar calon ne disa aspekte dhe eshte teresisht i braktisur ne meshire te fatit. Projekti yne tenton qe te rrise vemendjen ndaj problemeve te turizmit duke percjelle raporte qytetare dhe shqetesime te pushuesve mbi gjendjen aktuale. Evidentimi i problemeve, dhe pranimi i tyre duhet te jete hapi i pare drejt permiresimit dhe perfeksionimit te gjendjes dhe per kete gje ne po leshojme sot dhe aplikimin e pare te bazuar mbi telefoni ne funksion te raportimeve qytetare.
Duke qene se shume nga pushuesit jane te paisur me celulare atehere platforma jone mundeson shkarkimin e nje aplikimit “Smart Tourist Albania” me ane te cilit mund te raportohet lehtesisht direkt ne vendin e pushimit per problemet e hasura. Problemet mund te jene te lidhura me ndotjen e vend-pushimeve, abuzimin me hapesira publike nga privatet e te tjera kategorizime. Gjithcka duhet jane pak klikime per te reaguar dhe ngritur zerin ndaj pakenaqesive te vrojtuara.
Faqja prezantuese e aplikimit per Android – Smart Tourist Albania
Aktualisht versioni i aplikimit mund te perdoret nga cdo celular me sistem Android dhe mund te shkarkohet nga adresa: www.smarttourist.al/SmartTouristAlbania.apk. Aplikimi eshte i krijuar mbi Ushahidi Android App dhe eshte i gjithi ne shqip. Ju ftojme ta perdorni per te ngritur zerin tuaj ndaj problematikave te lartpermendura. Per cdo problem ne lidhje me kete aplikim ju lutem na kontaktoni
AIS fillon projektin Smart Tourist Albania
/in Homeposts /by adminInstituti yne prezanton se fundmi dhe projektin Smart Tourist Albania.
Nisma jonë merr përsipër të krijojë një hartë turistike të ndotjes, nëpërmjet ekspozimit faktik në format foto-raportimi, format video dhe përshkrimi të situatës në formë teksti. Evidentimi do të realizohet nga reporterë, por në një masë të madhe edhe nga vetë turistët dhe banorët e zonave të ndryshme. Në këtë mënyrë, synohet ndërgjegjësimi dhe informimi realist dhe i paanshëm i publikut mbi gjendjen e destinacioneve turistike, si dhe ushtrimi i presionit mbi institucionet përgjegjëse për të nxitur veprime konkrete në përmirësimin e situatës. Diçka e tillë do të mundësohet përmes platformës smarturist.al, rrjeteve sociale dhe formateve video në mediat e hapura. Aplikime të posaçme për telefonat Android dhe Apple, të shkarkueshme në çdo telefon do të lehtësojnë raportimin në kohë reale. Diçka e tillë lehtësohet edhe nga fakti se sipas të dhënave të AKEP, në vend rezultojnë mbi 800 mijë pajtimtarë të telefonisë celulare me akses në internet, nga të cilët mbi 200 mijë përdorin rrjetin 3G.
Kjo nismë nuk synon të krijojë publicitet negativ, por fokusohet në rritjen e ndërgjegjësimit publik për të drejtën e çdo qytetari, të huaj apo shqiptar për një mjedis të pastër.
Faqja zyrtare e projektit eshte: www.smarttourist.al Nderkohe mund te na ndiqni dhe ne: https://www.facebook.com/SmartTouristAlbania
Ekspozita “Lahuta e Eposit Shqiptar”- Kronikë në TCH
/in Media Coverage @en /by adminKronika më poshtë është realizuar nga TCH mbi aktivitetin “Lahuta e Eposit Shqiptar” i organizuar nga Instituti Shqiptar i Shkencave
Ekspozita e lahutave, 25/05/2012
Qëndra kombëtare e inventarizimit të pasurive kulturore në bashkëpunim me Institutin shqiptar të shkencave, organizuan në një nga sallat e Muzeut Historik Kombëtar, një ekspozitë etnografike me objekte unike të eposit dhe mitologjisë sonë.
Në fokus ka qenë Lahuta, si një instrument muzikor i lidhur ngushtë me trashëgiminë kulturore dhe shpirtërore shqiptare.
Lahuta njihet si një instrument popullor ndër më të lashtët në kontinentin Europian dhe përdoret kryesisht në zonën veriore të Shqipërisë, në Kosovë dhe tek shqiptarët e Malit të Zi.
Në ekspozitë janë paraqitur mbi 30 prej tyre, të zgjedhura për vecantinë dhe vlerat unike që mbartin. Objektet e ekspozuara përmbajnë simbole të njohura të mitologjisë, si orët e bjeshkëve, gjarpëri shërues, zana apo figura e kreshnikut, të gdhendura në to.
Disa prej veglave muzikore i përkasin muzeut kombëtar, por janë paraqitur edhe objekte të huazuara nga koleksione private si ai i piktorit të shquar Nikolet Vasia apo studiuesit Vaso Tole.
Ekspozita “Lahuta e Eposit Shqiptar”
/in Press Releases /by adminInstituti Shqiptar i Shkencave me kënaqësi njofton mbështetjen e tij për ekspozitën “Lahuta e Eposit Shqiptar”
Projekti Open Data Albania, vlerësohet në Transparency Camp Washington 2012
/in Press Releases /by aranitaOpen Data Albania projekt i Institutit Shqiptar të Shkencave (AIS) është prezantuar dhe vlerësuar në kuadër të Transparency Camp që po zhvillohet në Washington D.C. Ky event i rëndësishëm i aktivistëve që punojnë për transparencë në SHBA dhe mbarë botën, organizohet nga Fondacioni Amerikan “Sunlight”. Projekti është prezantuar në Washington nga bashkëthemeluesja e Open Data Albania znj. Julia HOXHA, njëkohësisht eksperte pranë Karlsruhe Institute of Technology. Ky prezantim është realizuar në një panel me përfaqësues të shoqërisë civile nga mbi pesëdhjetë vende të botës
“Open Data Albania një projekt që mbledh dhe analizon të dhëna për qeverisjen e Shqipërisë, një partneritet i suksesshëm me gazetarët shqiptar për të shpjeguar se si po shkojnë gjërat në këtë vend” – ky ka qenë vlerësimi nga organizatorët e Transparency Camp Washington 2012. Organizator dhe pjesëmarrës në event e kanë cilësuar ODA si një model të nevojshëm për shoqërinë civile në vende me demokraci dhe nivel të lartë transparence.
Transparency Camp zhvillohet çdo vit në Washington duke promovuar ide dhe projekte për Transparencë dhe Pjesëmarrje Qytetare. Instituti Shqiptar i Shkencave merr pjesë për të dytin vit radhazi në këtë event të rëndësishëm ndërkombëtar. Këtë vit projekti shqiptar Open Data Albania ka tërhequr vëmendje duke marrë vlerësime nga më të lartat. Një nga forumet më të njohur të shoqërisë civile në Washington ka promovuar projektin shqiptar Open Data Albania duke frymëzuar aktivist për transparencë në vende të ish kampit socialist. Projekti Open Data Albania është vlerësuar edhe për partneritetitn e krijuar ndërmjet shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të medias në Shqipëri, partneritet që rrit efiçensën në proçese për aktivizim qytetar.
http://techpresident.com/news/22126/things-weekend-more-interesting-you-whcd
Public Data Usability – New Standarts of Publishing Government Data
/in Press Releases /by aranitaPropozime të AIS në kuadër të OGP Albania
/in Press Releases /by aranitaNë kuadër të angazhimeve të Shqipërisë për Partneritetin për Qeverisje të Hapur OGP, si dhe thirrjes së Qeverisë Shqiptare për konsultime me shoqërinë civile, Instituti Shqiptar i Shkencave ka formuluar disa sugjerime dhe propozime për Grupin Ndërministrorë të Punës. Deklarata e Partneritetit për Qeverisje të Hapur konsideron si tepër të rëndësishëm bashkëpunimin dhe aktivizimin e shoqërisë në procese për qeverisje transparente dhe të hapura ndaj publikut. Sugjerimet e ekspertëve të AIS synojnë rritjen e aksesit të informimit dhe publikimin e të dhënave në formatin Open Data. Propozimet mbajnë datën 30 mars 2012 dhe dokumenti zyrtar i AIS ka përmbajtjen si vijon:
Tirana Startup Weekend – Prill 2012
/in Homeposts /by adminMe shume kenaqesi njoftojme per nje tjeter ngjarje teper interesante dhe me impakt per shoqerine tone. Behet fjale per Tirana Startup Weekend qe organizohet per here te pare ne Shqiperi. Instituti yne do te jete nje nga mbeshtetesit e kesaj ngjarje bashke me disa institucione shqiptare e te huaja.
Levizjet Startup Weekend, jane takime dhe organizime qe ndihmojne sipermarresit e rinj qe te kthejne enderrat e tyre per nje “startup” (nje projekt te ri) ne realitet. Projektet startup mund te jene nje firme, nje produkt ne internet, nje levizje e shoqerise civile e cdo gje tjeter te cilen mund ta keni enderruar, por nuk keni pasur mbeshtetjen morale e keshillimin e duhur per ta kthyer ne realitet. Nepermjet nje sere “kujdestaresh” (mentore) dhe nepermjet punes ne grup, kjo levizje tenton qe te gjalleroje inisiativen e lire e te ngjalle dinamizem tek te rinjte.
Aktiviteti do te zhvillohet me dt 20-22 Prill, ne nje fundjave te tere dhe disa informacione te pergjithshme i gjeni tek lajmi Tirana Startup Weekend apo tek faqja zyrtare: http://tirana.startupweekend.org/
Get Online Week, Mars 2012 – Aktivitete në Shkollën “Ismail Qemali” Tiranë
/in Events /by adminNjoftim për trajnim me temë: “Public Data Usability – New Standarts of Publishing Government Data”
/in Events /by adminInstituti Shqiptar i Shkencave promotor i Open Data Albania, mbështet dhe promovon procese për Transparencë dhe Openness në Sektorin Publik. Publikimi i të dhënave qeveritare (Data Gov) pa barriera ligjore, adminisitrative dhe teknologjike është tashmë një angazhim i Shtetit Shqiptar në kuadër të Open Government Partnership. Shoqëria civile dhe komuniteti i ekspertëve të pavarur kanë rol të rëndësishëm në mbështetjen dhe monitorimin e këtij procesi. Ky trajnim njëditor realizohet me qëllim aftësimin profesional të zyrtarëve të administratës publike dhe profesionistëve që punojnë pranë shoqërisë civile në përdorimin e teknologjive. Sipas angazhimit të Qeverisë për OGP të dhënat zyrtare do të jene shumë shpejt të detyrueshme në formatin Open. Ky angazhim rrit nevojën për aftësim dhe njohuri tek profesionistët e angazhuar.
Kush mund të marrë pjesë në këtë trajnim:
Per regjistrime ju lutem perdorni adresen: http://publicdatausabilityalbania.eventbrite.com/
Vendndodhja e trajnimit do te njoftohet ne nje njoftim te dyte.